VIDEO/ I dehur në timon, futbollisti e ekzagjeron me festimet dhe përplaset me pompën e benzinës

VIDEO/ I dehur në timon, futbollisti e ekzagjeron me festimet dhe përplaset me pompën e benzinës

20:45, 07/05/2024

Skuadra e Estudiantes fitoi Kupën e Ligës së Argjentinës të dielën, duke mundur Velezin me penallti, por festa përfundoi në mënyrën më të keqe për një nga lojtarët titullarë në atë ndeshje.

Bëhet fjalë për mesfushorin 23-vjeçar, Tiago Palasios, i cili pësoi një aksident të rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit kur po kthehej nga festa, teksa makina e tij u përplas me një karburant në periferi të Buenos Aires.

Lojtari uruguaian, i cili luajti 75 minuta në finalen ndaj Velez, iu nënshtrua një testi alkooli në vend, i cili zbuloi një nivel të alkoolit në gjak prej 1.84 g/l, kjo në një provincë që ka pasur një ‘politikë’ të rreptë kundër alkoolit që nga viti i kaluar.

Pas aksidentit, Palasios shpëtoi i padëmtuar, ndryshe nga një grua, punonjëse në atë zonë, e cila pësoi lëndime të lehta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco