Asani per Çikalleshin: Jam krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje

Asani per Çikalleshin: Jam krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje

17:36, 28/05/2024

Futbollisti i ekipit kombetar Jasin Asani i dedikon një status mirënjohje Sokol Çikalleshit me rastin e largimit te tij nga ekipi kombëtar.

‘Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë.

Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën.

Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi’, shkruan Asani në mesazhin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco