Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

Ancelotti: Toni Kross-in nuk mund ta zëvendësojë askush

Ancelotti: Toni Kross-in nuk mund ta zëvendësojë askush

10:17, 27/05/2024

Mesfushori gjerman Toni Kross përgatitet për ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madrid, atë që do të luajë në finalen e Champions League ndaj Borussia Dortmund.

Lamtumira e tij nga sporti do të krijojë një boshllëk të madh për të mbushur dhe trajneri Carlo Ancelotti e di mirë këtë gjë.

Në Spanjë debati për pasardhësin e Kross tashmë ka filluar dhe shumë shohin Jude Bellingham si njeriun ideal për ta zëvendësuar.

Megjithatë, Carlo Ancelotti nuk është aspak dakord, pasi për trajnerin italian, Bellingham duhet të luajë më afër zonës kundërshtare se sa Kroos në karrierën e tij.

“Sa më afër të luajë me portën kundërshtare aq më mirë është për Bellingham. Unë e di se nuk ka një lojtar në treg me të njëjtat karakteristika si Kroos dhe ne duhet ta zëvendësojmë atë në një mënyrë tjetër”, u shpreh Ancelotti, që duket se ka nisur kërkimet.

“Ne do të afrojmë një mesfushor tjetër me cilësi të madhe. Dhe, për pasojë, do të duhet ta përshtatim lojën ndryshe kur të vijë ai sepse do të ketë një lojtar tjetër që nuk mund të jetë Kroos”, tha Ancelotti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco