Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Ogerta Manastirliu nën hetim penal nga SPAK

Zbardhen prapaskenat me listën e Kombëtares: Si u bë Cikalleshi ‘kurban’ dhe pse Uzuni nuk u grumbullua

Zbardhen prapaskenat me listën e Kombëtares: Si u bë Cikalleshi ‘kurban’ dhe pse Uzuni nuk u grumbullua

15:48, 28/05/2024

Të gjithë u çuditën dje, kur Silvinjo, në 27 emrat e publikuar për në përgatitjet e Europianit, nuk kishte përfshirë emra të rëndësishëm.

Askush nuk e priste mungesën e Sokol Cikalleshit, sulmuesit që udhëhoqi ekipin kombëtar si titullar në 7 nga 8 ndeshjet në grup, duke vrapuar, sakrifikuar, luftuar në çdo top dhe shënuar një gol të rëndësishëm nga penalltia me Moldavinë, barazim ky, që vulosi edhe kualifikimin në Europian.

Por, pse Cikalleshi mbeti jashtë?

Kjo ndoshta është pyetja që bën çdo tifoz shqiptar, edhe pse mund të ketë paragjykime për shkak të moshës së tij (34 vjeç), në fushë sulmuesi ka dëshmuar të kundërtën dhe për aq minuta sa ka qëndruar në fushë, nuk është ndalur në asnjë moment.

Sipas “Panorama Sport”, ka pasur një balotazh të fortë mes Rei Manajt dhe Armando Brojës për të qenë pjesë e listës.

Por, lobimi i dy sulmuesve për të qenë pjesë e listës ka qenë shumë i fortë nga shumë faktorë dhe si pasojë e saj, është zgjedhur “e keqja më e vogël”, duke u nxjerrë jashtë listës se Europianit Sokol Cikalleshi.

Myrto mori pushimet para kohe, duke lënë ndeshjet e fundit me Granadën dhe për t’u rikuperuar plotësisht nga shqetësimi në tendinë, por dje mësoi se nuk është pjesë e listës së publikuar nga braziliani.

Këtë sezon sulmuesi beratas ka shënuar 11 gola në La Liga, një shifër e konsiderueshme për një sulmues që luan për një ekip që ra nga kategoria.

Megjithatë, përshtatja në grupin e Silvinjos që me mbërritjen e tij nuk ka qenë më e mira.

Gjithmonë ka pasur disi pakënaqësi të pashprehura publikisht nga Uzuni, sidomos për lënien në stol me Çekinë dy herë dhe Moldavinë.

Kjo është vënë re edhe nga trajneri nëpër grumbullime dhe mund të jetë një faktor që e ka penalizuar 28- vjeçarin.

Po ashtu jashtë listës mbeti edhe Keidi Bare që ka qenë pothuajse në çdo grumbullim me Silvinjon, pavarësisht se nuk është preferuar si titullar.

E njëjta situatë edhe për Veselin i cili është thirrur por nuk ka luajtur.

Ndërkohë dy Arbnorët, Muja dhe Muçolli nuk janë përzgjedhur nga trajneri, ky i fundit vuan edhe nga një dëmtim dhe nuk është gati.

Sa i përket Mujës, transferimi në Turqi u duk si një hap mbrapa, por nëse shohim listën, janë shtuar mesfushorë me tipare mbrojtëse dhe mbrojtës të mirëfilltë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco