Diversioni i pupulistit në mitingun e radhës me administratën në Milano

Diversioni i pupulistit në mitingun e radhës me administratën në Milano

Nga Ndriçim Kulla - 28/05/2024

Pupulisti ngushëllimin e dështimeve politike të radhës, e gjeti tek diversioni. Diversionin në këtë rast e shfrytëzoi duke përplas  me njera-tjetrën dy pasqyra demoktatike europiane, në rast se do ta trajtonim problemin në kuptimin figurativ : Greqinë dhe Italinë.

Por harroi të pëfshinte pasqyrën e shëmëtuar të vetes, që është pasqyra që i bën të gjithë pis.

Nuk është se nuk ka ekzistuar dikur problemi i ndërrimit të emrave në Greqi. Eshtë një realitet që unë e kam përjetuar vet, madje shumë mire, sepse si emigrant, kam qënë subjekt i problemeve të kohës. Po, janë ndërruar emra, por edhe me vullnetin e vetë emigrantëvë shqiptar, me iluzionin, se nëpërmjet ndërrimit të emrit p.sh nga Petrit në Petro çdo gjë do shkonte mirë. E gjitha kjo ishte një psikologji pasigurie që lidhej me statusin e pambrojtur të emigrantit shqiptare, të cilët   duke ndërruar emrin shpresonin se do t’i hapej rruga e punës dhe do t’u shkurtohej rruga   mundimeve. Janë bërë padrejtësi të tilla, por kjo nuk ka qenë politikë represive shtetërore, siç po e keqinterpreton tinzari.

Unë personalish kam qenë kritik në raport me këto probleme dhe i kam bërë prezent në atmosfern e kohës. Kam vlerësuar gjithmon me realizëm atë që thotë Dante Aligeri tek Komedia Hyjnore, ku  mosmirënjohja duhet të futet në rrathët e fundit të ferrit. Greqia na ka ndihmuar, shumë madje, si për punësimin e emigrantëve ashtu dhe për proceset e integrimit europian dha antarësimin në Nato.

Edi Rama si një mashtues emblematik, si një person, që nuk e ka për gjë të hapë një plagë të re atje ku trupi e ka shëruar së bashku me kohën atë plagë, kërkon ta përsërisë me legjenda urbane për interesa të tij, të cilat përveçse i kanë pushtuar mëndjen perverse prej histerisë se dështimeve dhe skutave të errëta ku është futur,  mendon se do t’i ta verë në vështirësi grekërit, që ata tashmë në rangun e krizës që i ka future ai mardhëniet shtetërore, t’i japin së paku një milimetër hapsirë të futet sërish në rrugën e bisedimeve pelivaneske ku ai është mbret.

Skllav i vërtet i vetvetes.

Ato që pretendon kryeministri , jo vetëm që janë keqdashëse dhe të gabuara që i përkasin   një levantini shqiptar kryeminitër me bisht përpjetë, por janë dhe gënjeshtëra me sjellje jo etike. Ku ishte dje Edi Rama, ndërkohë që sot që po i rrezikohet pushteti bën rolin e Ismail Qemalit dhe të patriotëve të tjerë si Fan Noli, Kristo Kirka, Sotir Peçi e Petro Nini Luarasi që bënin vertet beteja ndeshmërie për shqiptarizmën, sidomos me klerin fanatik të Fanarit.

Beteja e fotoshopit që po bën sot Edi Rama është një shpikje dëshpëruese e luftës së mashtruesit në vazhimësinë e mbrapështive që ka krijuar dhe që me sa duket vazhdon të krijoj.

Sot fotoshopi i mëndjes, regjisë dhe ideve të tij kinematografike për qeverisjen dhe politikën kishte dizenjuar një produkt të ri për në kryeqitetin e Italise së Veriut.

Si vetë Makbethi në tragjedinë e tij, i janë fanepsur në ëndër viktimat e shtrira në tokë me dorën e tij, që në këtë rast janë emigrantët e degdisur aty dhe në tërë Europën dhe Amerikën dhe kërkon që t’iu buzqeshë për t’i joshur me një pajtim social dhe politik në figurë.

Përsëri është në fuqi filozofia e vëndit të krimit.

Tenda që ngrehu dje në Milano ështe akti i tretë i dramës se tij tragjiko - komike mbas Achen dhe Athinës, ku i pasqyrohen edhe dështimet e tij në qeverisjen më të egër që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe përpjekjen e tij donkishoteste që tragjedinë ta kthej në lumturi.

A mund të ndodhë kjo ?!

Paradoks !

Nuk mund të ndodhë.

Megjithatë kultura e regjur e manipulatorit politik po e brenë përbrënda, që të fitojë betejën e marrëzizë së fotoshopit.

Ndoshta  miku i tij nga Turqia ,  autokrati Erdogan, i ka ofruar shëmbullin e tij magjik nga mitingjet e mbytura me ngjyrat, zhurmëra dhe muzikë në diasporën turke në Gjermani.

Por ngjashmërisht, dukej se edhe në Milano po shikonim një kopjo të mitingjeve të Erdoganit.

Veçse me një ndryshim.

Presidenti autokrat turk nuk arriti deri aty sa të trasferonte administraten e tij drejt atyre mitingjeve me pararojën patronazhiste në ballë.

Megjithatë ylli i tij polar i humbi zgjedhje në Turqi edhe pse mitingjet ishin  spektakolare. Por pati realizmin brënda vetes dhe e pranoi humbjen. Shpirti i tij binjak humbi me gjithë represionin ndaj opozitës. Humbi edhe pse, shtypin dhe televizionet i kishte plotësisht nën kontroll, siç i ka edhe vëllai tij këtu në Tiranë, duke i ushqyer me tagjinë e inceneratoreve e cila ska bërë gjë tjetër veçse ka grabitur taksat tona. Kryeministri i Shqipërisë së mjerë (sepse sot të tillë e ka bërë me politikat e tij , me një milion banorë) grindavec, hakmarrës dhe i pa besë, nxjerr nga arkivat e historisë një problem që sot nuk ekziston më.

“Turp i historisë demokratike të Europës  ndërrimi emrave nga Greqia”  - provokon  kryeministri Shqipërisë.

Por nuk i kthen dot syt nga turpet e tij. Ato janë vërtet turpe. 

Ka turp më të madh se burgosja e ndërgjegjes sot në Europë? Turpet e tij janë kombëtare, demokratike, ligjore, zakonore, shtetërore etj, etj.

Pse nuk fletë dhe për Sibilën që mbyti shqiptarët në Otranto dhe të tjera akte që u shoqëruan me vdekje shqiptarësh zotëria e tij ?

Mardhëniet me fqinjin tonë jugor ishin në në periudhë    relativisht qetësie dhe të qëndrueshme, me gjithë problemeve që ka dhe mund të ketë edhe në rë ardhmen.

Por ndërrimi emrave të dikurshëm nuk i përket shtetit grekë, por shoqërisë greke.Ai  ka qenë si problem  shumë vite më parë, dhe është më i ndërkikuar se shfrytëzimi spekulativ që i bën sot këtij  problemi kryeministri injorant, i cili  po tregon sa i paditur është në raport me këto histori  .

Pse diplomaci është kjo? Fqinjësi është ? Reciprocitet ?

Po kush është ky që po bën një diversion të tillë publike ndërmjet dy demokracive europiane , italianëve dhe grekërve, ndërkohë që vet ka insaluar diktaturën? Kjo është  kultura e një grinaveci rruge dhe jo e një kryeministri.

Kryeministri duhej të ishte i fundit që mund të bëhej pjesë e një debati të tillë.

Aq më shumë, që sot ka një zero problem me ato që pretendon ai.

Kryeministri duhej të kishte të tjera prioritete me Greqinë dhe jo të futej në debatin e një llazoreje.

Lind pyetja , pse po ngrin flluska në ajër provokatori, kur duhej të merrej me problemet që kanë emigrantët shqiptarë në dinamikën e jetës së tyre në të gjithë Europën?

Pastaj ai ka 30 vjet në qeverisje dhe në politike, pse nuk pipëtiu njëherë kur këto probleme zienin?

Çfarë është kjo keqedashësi qe gërvish në një plagë të mbyllur?

Pse rend pas relikeve të së kaluarës dhe jo problemeve reale të kohës ?

Sepse ka hallin e madh të problemeve qe i ka hapur vetes.

Turpin i vertet të cilin koha do ta ndriçoj si të tillë në të gjitha dimensionet që ka brënda burgosja e liderit të opozitës.

Ai është turp mbi të gjitha turpet, prej të cilit ka frikë, por që ska turp kryeministri i mitingjeve. Turp është të mbash kryebashkiakun e Himarës në burg me prova të manipuluara dhe të kërkosh atje ku nuk ka asgje.

Këto provokacione janë në rangun e një niveli banal, që nuk do të besohej kurrë, se mund ta bëjë, sidomos një kryeministër i një vëndi të vogël, të varfëruar dhe të shkatërruar edhe më shumë prej  drogëqeverisjes dhe burgimpolitikës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco