Shifrat zhgënjyese/ Haland nuk ka shënuar asnjë gol në 6 finale

Shifrat zhgënjyese/ Haland nuk ka shënuar asnjë gol në 6 finale

15:06, 28/05/2024

Sezon i jashtëzakonshme në kampionat, thuajse i padukshëm kur situata bëhet serioze në kupa.

Shifrat e Erling Haland, yllit të Manchester Cityt, kanë nisur të bëhen një çështje.

Sulmuesi norvegjez ka zhgënjyer në finalen e Kupës FA, të cilën “qytetarët” e humbën me komshinjtë e tyre të United, duke nxitur një statistikë negative që e ka parë si protagonist që kur iu bashkua projektit të kampionëve anglezë.

Në fakt, në gjashtë finalet e luajtura me Cityn, 23-vjeçari i lindur në Leeds nuk ka shënuar asnjëherë gol.

Akoma më keq po të kemi parasysh edhe gjysmëfinalet e luajtura: kjo e dërgon shifrën 9 ndeshje të luajtura pa asnjë gol në total.

Një fakt, kjo është befasuese nëse shikojmë performancën e tij në Premier Ligë, ku Haland është një makineri golash: 63 në 66 ndeshje në total, të cilat e kanë ndihmuar atë që të fitojë trofeun e “Këpucës së Artë” në dy sezonet e tij të parë në Angli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco