Keidi Bare, më në fund një lajm i mirë për Espanjolin

Keidi Bare, më në fund një lajm i mirë për Espanjolin

14:07, 28/05/2024

Pasi nuk arriti të ngjitet direkt në La Liga, Espanjoli i përqendron të gjitha energjinë e tij në fitoren e ndeshjes së fundit të kompeticionit të rregullt të LaLiga Hypermotion, të dielën e ardhshme kundër Cartagena-s, për ta mbyllur i treti në renditje kampionatin dhe të ketë një plus në anën e tij në playoff-in që do të luajnë.

Një nga lojtarët më të sintonizuar të skuadrës së Manolo González-it nuk është thirrur për Europian dhe do të mund të luajë në play off me Espanjolin.

Ky është Keidi Bare, i cili nuk është thërritur në kombëtaren e tij nga trajneri i Shqipërisë, Sylvinho.

Mesfushori shqiptar ka zhvilluar dy ndeshje si titullar, duke dhënë një paraqitje të mirë, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Amorebietës kur ishte një nga më të mirë në mesfushë që kishin mungesa të konsiderueshme.

Ky është një lajm i mirë për Espanjolin, i cili do të mund të ketë Keidin Baren për play off-in e ngritjes në La Liga, ndonëse do të mërzitet që nuk mund të marrë pjesë në kompeticionin më të lartë kombëtar europian.

Duke ditur që shqiptari do të jetë i gatshëm këtë qershor, tek Espanjoli do të jenë më të qetë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco