Shpërthen festa/ Ibrahimoglu ndëshkon Partizanin, i jep avantazhin Egnatias

Shpërthen festa/ Ibrahimoglu ndëshkon Partizanin, i jep avantazhin Egnatias

19:42, 26/05/2024

Partizani dhe Egnatia po përballen në ndeshjen finale të “Final Four”, për titullin e madh të Superiores.

Pas një aksioni nga e djathta të Spahiut, harkimi i tij gjen Ibrahimoglu i cili shmang një mbrojtës dhe gjuan duke kaluar rrogozhinasit në avantazh.

Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 2-1 për Egnatian. Montenegro realizoi dopietë, ndërsa goli i Skukës shërbeu vetëm për statistikë.

Kujtojmë se takimi i sotëm po gjykohet nga një prej arbitrave më të mirë në Europë, anglezi Antony Taylor.

Fituesi i kësaj sfide, përveç trofeut, siguron minimalisht rreth 1 milionë euro nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, teksa humbësi shkon më Ligën e Konferencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco