Basketboll meshkuj/ Panathinaikos fiton Euroligën, mund Real Madridin në finalen e Berlinit

Basketboll meshkuj/ Panathinaikos fiton Euroligën, mund Real Madridin në finalen e Berlinit

09:15, 27/05/2024

Skuadra e Panathinaikos u shpall kampione e Europës në basketboll për meshkuj.

Në finalen e luajtur në Berlin, ekipi grek fitoi 90-85 ndaj Real Madridit.

Një ndeshje ku skuadra helene rikuperoi një dizavantazh prej 10 pikësh për të triumfuar në fund.

Takimi ishte më i mirë për madrilenët në pjesën e parë, ku dominuan dhe udhëhiqnin 54-49.

Gjithsesi, në 20 minutat e dyta vjen rikuperimi i Panathinaikos, ku u dallua Kostas Sloukas, që realizoi 24 pikë dhe u shpall MVP i finales.

Real Madrid, që e udhëhoqi Euroleague përgjatë gjithë sezonit, nuk e priste një fund të tillë.

Panathinaikos rikthehet në majën e Olimpit pas 13 vitesh. Në ndeshjen për vendet 3-4, ekipi tjetër grek i Olympiacos fitoi 87-84 ndaj turqve të Fenerbahce.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco