‘Fundi i një rrugëtimi’/ Cikalleshi reagon pasi u la jashtë listës nga Sylvinho

‘Fundi i një rrugëtimi’/ Cikalleshi reagon pasi u la jashtë listës nga Sylvinho

14:40, 28/05/2024

Sulmuesi Sokol Cikalleshi nuk ishte në listën e kuqezinjve të publikuar nga Sylvinho për Euro 2024.

Një mungesë e tillë ka hapur debat përsa i përket zgjedhjeve të teknikut brazilian të Kombëtares.

Ditën e sotme ka ardhur reagimi i vetë lojtarit, i cili në rrjetet sociale me anë të një postimi shkruan:

“Fundi i një rrugëtimi

Rrugëtimet janë të bukura, me uljet dhe ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve, nëse gjërat i ke bërë si duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, e cila më ka bërë të përulur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!

Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pakursimin më të vogel pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.

Falenderoj Zotin për gjithëçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët Kuq e Zi që meritojne shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë.

Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze.

Image

 

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco