Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Ogerta Manastirliu nën hetim penal nga SPAK

Egnatia 'mbretëresha'' e futbollit shqiptar/ Rrogozhinasit mundin Partizanin, fitojnë titullin kampion

Egnatia 'mbretëresha'' e futbollit shqiptar/ Rrogozhinasit mundin Partizanin, fitojnë titullin kampion

21:11, 26/05/2024

Rrogozhinasit janë kampionët më të rinj të futbollit shqiptar.

Skuadra e Edlir Tetovës ka bërë gjithçka mirë teksa ka mundur edhe Partizanin në finale me rezultatin 1-0 në “Air Albania” për të siguruar trofeun e parë më të rëndësishëm të futbollit tonë.

Ekipi i Egnatias realizon ëndrrën e një qyteti të vogël duke i dhuruar Rrogozhinës titullin e parë në histori.

Pasi dominuan totalisht këtë kampionat, Egnatia fitoi edhe finalen e madhe, thyen Partizanin në “Air Albania” duke bërë për vete titullin kampion.

Ky ishte një sezon perfekt, ku pas Kupës, ekipi i Tetovës fitoi edhe titullin duke mbyllur sezonin me “dopietën” e famshme.

Partizani bie pa kushte, duke dalë “duar bosh” këtë sezon, me Shehin që sheh edhe një herë t’i ik titulli në ndeshjen e fundit.

Egnatia mori shpejt kontrollin e topit duke ngacmuar portën e Qirkos në disa momente. Partizani reagoi, madje duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 22-të, ku Bintsouka përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke e dërguar në rrjetë, por gjyqtari i takimit, Anthony Taylor, kishte ndalur gjithçka për faull në sulm, vendim i konfirmuar më pas edhe nga dhoma e VAR.

Egnatia reagoi fuqishëm, në minutën e 36-të, ku Ibrahimoglu me një veprim fantastik brenda në zonë, dërgoi topin në rrjetë duke kaluar tifozët rrogozhinas në delir, një gol për katalog që i dha më shumë zemër në këtë finale të madhe.

Partizani provoi në çdo formë të rikthehej në lojë, por nuk arritën dot t’i prishin festën Egnatia e cila me meritë feston titullin e parë në histori. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco