Lajmi i fundit

Deklaratë e kryetarit të PD: Vendim i SIAC shton një kat në monumentin e korrupsionit dhe turpit të vendimit për përjashtimin e Sali Berishës

Mbappe: Do ta bëj të ditur klubin e ri në kohën e duhur, janë ende disa detaje për t’u rregulluar

Mbappe: Do ta bëj të ditur klubin e ri në kohën e duhur, janë ende disa detaje për t’u rregulluar

11:51, 26/05/2024

Mbappe është përshëndetur me PSG në ndeshjen e fundit të tij me klubin francez, duke fituar edhe Kupën e Francës.

Djemtë e Luis Enrique mundën mbrëmjen e së shtunës në finale Lyon. Në përfundim të kësaj sfidës, sulmuesi francez është pyetur nga shtypi për të ardhmen e tij dhe foli duke dhënë një indicie.

“Mendoj se më e pakta që mund të bëja ishte të them lamtumirë kështu dhe të përfundoja mirë me klubin tim. E ardhmja? Ka një trofe për të festuar, mendoj se ka një kohë për gjë.

Unë do ta bëj të ditur klubin tim në kohën e duhur. Mendoj se do ta bëj për disa ditë. A do të arrijë njoftimi para Kampionatit Europian me Francën? Nuk e di ende, ka akoma disa detaje për të zgjidhur”, shtë shprehur ndër të tjera sulmuesi francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco