Kualifikimi në Champions/ Interi dhe Juvja mbushin arkat, por kujdes nga Roma

Kualifikimi në Champions/ Interi dhe Juvja mbushin arkat, por kujdes nga Roma

10:56, 26/05/2024

Formati i ri i Champions-it është një minierë ari për të gjitha skuadrat që marrin pjesë. Në Itali kanë nisur të bëjnë llogaritë se si do të ndahen të ardhurat për skuadrat e kualifikuara në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Për momentin janë 5 ekipe: Inter, Milan, Bolonja, Juventus dhe Atalanta. Roma gjithashtu shpreson duke qenë se Atalanta fitoi Europa Ligën, por duhet ta mbyllë kampionatin në vendin e pestë. Kështu, Interi do të fitonte 53 milionë euro nga UEFA për sezonin e ardhshëm, po ashtu edhe Juventusi do të merrte të njëjtën shifër. Atalanta do të merrte 50 milionë euro, ndërsa Milani me 46 milionë. Bolonja është ajo që do të përfitonte më pak nga italianet sepse po debuton në këtë kompeticion të ri. Llogaritë janë për 27 milionë euro.

Nëse Roma do të kualifikohej përfiton 55 milionë euro, para që mund t’ju zbriten ekipeve të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco