Olympiacos-Fiorentina/ Policia greke në alarm për finalen e Conference League, frikë nga pritat e tifozëve

Olympiacos-Fiorentina/ Policia greke në alarm për finalen e Conference League, frikë nga pritat e tifozëve

15:28, 28/05/2024

Janë rreth 6 mijë policë grekë të mobilizuar për finalen e Conference League mes Fiorentinës dhe Olympiacosit, që do të zhvillohet nesër, në mbrëmje, në stadiumin “Agia Sofia”, shtëpia e AEK-ut të Athinës.

Zona rreth stadiumit, në lagjen veriore të Nea Filadelfias, tashmë është nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë. Disa rrugë janë mbyllur, disa të tjera do të mbyllen nesër.

Ajo që shqetëson policinë greke nuk janë vetëm rreth 10 mijë tifozët e Fiorentinës që tashmë kanë nisur të mbërrijnë në Athinë, por edhe marrëdhëniet e këqija mes tifozëve të skuadrave athinase.

Në Greqi çështja e dhunës lidhur me sportin është mjaft e ndërlikuar, aq sa edhe udhëtimi i tifozëve në transfertë është ndaluar prej dhjetë vjetësh.

Në fakt, Olympiacos do ta luajë finalen në stadiumin e ri të rivalëve të tyre AEK Athinë, por për shkak të dispozitave të autoriteteve, nuk do të mund të futet me ngjyra të tjera përveç vjollcës dhe kuqebardhës së Olympiacosit.

Ekziston frika për përplasje dhe prita në zonën përreth stadiumit, ku për më tepër, mund të depërtojnë edhe ultrasit e Panathinaikosit, një tjetër skuadër athinase.

Dje, ekipi i basketbollit i Panathinaikosit u prit me festë nga rreth 100 mijë tifozë vendës pas triumfit në “Final Four” të Euroligës së Basketbollit, ku kishte avancuar gjithashtu Olympiacosi (e mbylli në vendin e tretë).

Dy tifozëritë athinase janë përfshirë në përplasje të ashpra, me të plagosur, në Gjermani. Një kombinim faktorësh, me pak fjalë, që do të thoshte se masat e sigurisë u ngritën në maksimum. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco