VIDEO/ Kënga ‘Kuq e zi je ti’ në festën e titullit kampion të Karabakut, moment emocionues për Redon Xhixhën

VIDEO/ Kënga ‘Kuq e zi je ti’ në festën e titullit kampion të Karabakut, moment emocionues për Redon Xhixhën

09:23, 27/05/2024

Një moment tepër emocionues u regjistruar në festën e titullit kampion të Karabakut në elitën e futbollit në Azerbajxhan, me protagonist Redon Xhixhën.

Teksa sulmuesi shqiptar doli nga tuneli për t’iu drejtuar podiumit të medaljeve, në sfond u vendos kënga “Kuq e Zi”.

Këtë moment Xhixha ka zgjedhur ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa nuk mungon as shqiponja dykrenare me duar. 

https://streamin.one/v/f9830eb7

Në këtë sezon sulmuesi 25-vjeçar u aktivizua 20 ndeshje, duke shënuar 2 gola.

Karabaku ishte dominues absolut, duke e mbyllur sezonin në vendin e parë me një diferencë 15 pikë nga Zira e vendit të dytë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco