Lojtari amerikan në telashe! Akuzohet për ngacmim seksual nga dy stjuardesa, avokati: Tentativë…

Lojtari amerikan në telashe! Akuzohet për ngacmim seksual nga dy stjuardesa, avokati: Tentativë…

20:42, 28/05/2024

Sportisti amerikan, Brandon McManus, po përballet me akuza për abuzim seksual.

Dy stjuardesa kanë deklaruar se gjatë fluturimit në Florida për në Londër vitin e kaluar (28 shtator 2023), lojtari i NFL, i ka ngacmuar seksualisht.

Njëra prej tyre pretendoi se McManus u përpoq ta puthte, ndërsa ajo ishte ulur gjatë një turbulence.

Në një deklaratë për BBC, avokati i lojtarit, Brett Gallaway i quajti akuzat “absolutisht të rreme”.

Ndër të tjera ai pretendoi se ishin bërë për “të shpifur dhe përçmuar një lojtar të talentuar dhe të respektuar të NFL”. Ai e quajti padinë “një tentativë zhvatjeje”.

Një zëdhënës i Komandantëve raportoi se autoritetet u njoftuan për padinë një ditë më parë.

“Ne i marrim shumë seriozisht akuzat e kësaj natyre dhe po e shqyrtojmë këtë çështje. Ne kemi qenë në komunikim me Zyrën e Ligës dhe përfaqësinë e Brandon dhe do të rezervojmë komente të mëtejshme në këtë moment”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco