Presidenti Begaj pret me ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll, lojtarët e Egnatias i dhurojnë fanellën me autografet e tyre

Presidenti Begaj pret me ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll, lojtarët e Egnatias i dhurojnë fanellën me autografet e tyre

15:23, 28/05/2024

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll.

Futbollistët e ekipit Egnatia me trofeun e Kategorisë Superiore dhe Kupën e Republikës në duar, ishin sot të ftuarit e Kreut të Shtetit.

Presidenti i Republikës përcolli përgëzimet për këtë arritje historike të skuadrës së qytetit të Rrogozhinës, e cila hyri në librin e artë të kampionëve të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës e konsideroi fitoren e tyre të merituar dhe u shpreh se rezultati i arritur do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, pasi u dëshmua triumfi i arritur përmes investimit serioz, sakrificave dhe frymës së përbashkët të ekipit.

Kreu i Shtetit përcolli një falënderim të veçantë për Presidentin Agim Demrozi, ndërsa inkurajoi ekipin të vazhdojë me këtë frymë angazhimi në futbollin shqiptar.

Në shenjë falënderimi për pritjen e rezervuar, lojtarët e skuadrës kampione i dhuruan Presidentit Begaj fanellën e Egnatias me dedikimet personale. Ndërkohë, kapiteni i skuadrës i ofroi Presidentit Begaj vendin e të ftuarit special për të ndjekur ndeshjet brenda dhe jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco