Napoli, titulli mbërrin në bankat e shkollës. Ja ushtrimi matematikor që bëri xhiron e botës…

Napoli, titulli mbërrin në bankat e shkollës. Ja ushtrimi matematikor që bëri xhiron e botës…

10:06, 03/03/2023

Napoli mezi pret të festojë titullin kampion pas 33 vitesh. Sukseset e shënuara këtë sezon në fushën e blertë nga skuadra e Luciano Spallettit ishin objekt i një kërkese të veçantë dhe shumë kurioze nga një mësues i shkollës fillore.

Me 8 fitore radhazi dhe 65 pikë nga 72 të mundshme në Serie A deri tani, blutë dominojnë kampionatin elitar italian të futbollit. Numrat që frymëzuan jo vetëm një tortë për Osimhen, por edhe një mësues për të ideuar një problemë matematikore, të cilën ua dha si detyrë klase nxënësve të tij në institutin “Giacomo Leopardi e Torre del Greco”.

Image

Për t’i afruar fëmijët me matematikën duke përdorur futbollin dhe pasionin për ekipin e tyre të zemrës (që është gjithnjë e më afër fitimit të titullit, kjo ishte ideja e bukur e mësuesit, i cili u bëri nxënësve të tij pyetjen e mëposhtme:

“Ekipi i futbollit të Napolit është 18 pikë përpara Interit të vendit të dytë. Nëse llogarisim 3 pikë për çdo ndeshje të fituar, sa ndeshje të tjera futbolli ka fituar skuadra e Napolit?”

Problema, e kompletuar me një zgjidhje, më pas u përjetësua në një foto, e cila u shpërnda në rrjetet sociale, duke u bërë kështu shpejt “virale”. Ajo rrëmbeu qindra buzëqeshje (emoji) dhe shumë pëlqime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco