Redon Xhixha bën profetin: Tirana fiton 2-0, ja si mundet Partizani

Redon Xhixha bën profetin: Tirana fiton 2-0, ja si mundet Partizani

09:41, 03/03/2023

Redon Xhixha është i bindur se Tirana do të fitojë derbin me Partizanin. Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi që ende kryeson listën e golashënuesve të kampionatit shqiptar, tha se bardheblutë do të fitojnë 2-0. 

Xhixha foli edhe për Karabakun dhe se kampionët e mbrojnë titullin këtë vit. Redon Xhixha luajti këtë janar me Bylisin ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Tiranës. Klubi i Karabakut bleu lojtarin për 550 mijë euro. Po kështu, lojtari firmosi një kontratë 3.5- vjeçare, me vlerë 1 milion euro. Tirana veç 550 mijë eurove mund të marrë edhe 250 mijë euro bonuse. Një arritje e madhe për bardheblutë dhe sulmuesin, që veç të tjerave është edhe golashënuesi i Superiores me 11 gola.

Redon, si po shkon aventura juaj në Azerbajxhan?

"Në Azerbajxhan po më shkon shumë mirë. Jam ambientuar dhe çdo gjë është mirë. Realisht gjërat po shkojnë mirë dhe për këtë jam i kënaqur si fillim."

Ju u larguat në dhjetor nga kryeqyteti dhe skuadra bardheblu. I keni ndjekur ndeshjet e Tiranës?

"Jam munduar ta ndjek çdo ndeshje. Ama për shkak të orarit të stërvitjes dhe ndryshimit të orarit mes dy shteteve, sepse këtu është 3 orë para nga Shqipëria nuk e kam ndjekur çdo ndeshje."

Sipas Redon Xhixhës, një që ka vendosur disa derbe, kush fiton në derbin e ditës së hënë?

"Është shumë e thjeshtë në këtë rast për mua të flas. Derbin e fiton Tirana 0-2," tha ai për "Panorama Sport".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco