Lajmi i fundit

Dhunohet në Tiranë Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare

‘Të kthejmë Juventusin në vendin që meriton’, ‘Zonja e Vjetër’ i rinovon kontratën yllit brazilian

‘Të kthejmë Juventusin në vendin që meriton’, ‘Zonja e Vjetër’ i rinovon kontratën yllit brazilian

17:51, 02/03/2023

Mbrojtësi brazilian Danilo ka rinovuar kontratën me Juventusin dhe do të jetë deri në qershorin e 2025-ës me klubin.

Ky është sezoni i tij i katërt qëkur mbërriti në 2019-ën nga Mançester Siti.

Në Torino, braziliani ka luajtur 142 ndeshje, duke shënuar tetë gola dhe dhjetë asistime me fanellën bardhezi.

“Jam shumë i lumtur, sepse ishte dëshira ime që të mund të qëndroja këtu gjatë gjithë kësaj kohe. Mendoj se kam ardhur në kohën ideale, për të hedhur rrënjë dhe për të vazhduar këtu, për të bërë punën time. Tani për tani, objektivi kryesor është të kthejmë Juventusin në vendin që meriton: lavdi, fitore dhe trofe, sepse kjo është historia e klubit dhe është shumë e pasur.

Juventusi përfaqëson një shtëpi për mua, është vendi ku gjeta vendin më të mirë për të zhvilluar futbollin tim. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu. Vlerat e klubit janë të lidhura me historinë time dhe të prindërve të mi: qëndrueshmëria, përulësia dhe puna, gjithmonë me këmbët në tokë. Këto janë vlera që i sjell me vete nga shtëpia, nga familja ime dhe që lidhen shumë mirë me atë që përfaqëson Juventusi”, tha Danilo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco