Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Meta: Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë kërkon refektim urgjent

Meta: Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë kërkon refektim urgjent

10:04, 27/09/2019
A+ Aa A-

“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”. Kështu ka deklaruar sot, Presidenti Ilir Meta, pas publikimit të një ankete të fondacionit gjerman Friedrich Ebert në mediat shqiptare sot, që ka zbuluar synimin e 285 mijë shqiptarëve për t’u larguar nga vendi. 

Në artikullin e publikuar nga Monitor, të cilin Presidenti e ka sjellë si referencë, thuhet se sipas një anketë të fondacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Evropën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj.  26 për qind kanë pohuar se dëshirojnë të emigrojnë në Gjermani, 18 për qind në Britani , 16% në Itali dhe pjesa tjetër në vende të tjera.

Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi .

Studimi për edukimin e të rinjve vë në dukje se vala e emigracionit ndër të rinj ka nisur rënien në shumë vende të Europës Juglindore, por ai mbetet i lartë në rajonin e Ballkanit dhe sidomos në Shqipëri. Faktorët ekonomikë dhe perceptimi negativ i situatës në vendin e lindjes janë faktorët më të fortë motivues për emigracionin e të rinjve,” thuhet në artikullin në fjalë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco