VIDEO/ Vasili: Reportazhi në RAI3, Rama u shfaq histerik dhe qesharak, e shkatërron idea që…

18:32, 26/04/2024
A+ Aa A-

Petrit Vasili, nenkryetar i PL-së, duke komentuar reportazhin e RAI3, tha se denoncimi vjen nga një fuqi shumë e madhe, gjë që bëri që reagimi i Edi Ramës të ishte histerik dhe qesharak.

Në një intervistë për moderatorin Bled Marku ne SYRI Digjital, Vasili tha se Edi Ramën e shkatërron nga nervat idea se s’ka çfarë ti bëjë mediave ndërkombëtare.

“RAI3 është nga 3 televizionet e RAI, burim informacioni për të gjithë Botën, dhe i kanë dhënë një mesazh shumë të fortë mediave shqiptare. RAI tregoi se ccfarë do të thotë të jesh pushteti i katërt. Në Shqipëri Edi Rama ia ka rrëmbyer këtë fuqi mediave, ndaj mendoj se është koha që mediat duhet të rishohin pozicionet e tyre, pasi kanë një fuqi shumë të madhe për të mirën e vendit, për të mirën publike”, tha Vasili.

Sipas tij, raporti i Edi Ramës me narkotrafikun është shumë i ngushtë, aq sa Shqipëria cilësohet si narko-shtet. Në këtë kuadër, Vasili, tha se jo më kot në reportazh përmenden Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj për vëllain e tij, dhe Olsi Rama për lidhjen me Xibrakën.

Deputeti i PL-së tha se në këtë këndvështrim përmendet edhe Engjëll Agacci si avokat i narko-trafikantëve.

“Edi Rama shqyen, qan, ulërin, bërtet, bëhet gazi i botës në Itali, për të mbrojtur Engjëll Agaccin, pasi kështu është skema”, tha Vasili.

Sipas tij, ata që e cilësojnë si sulm të RAI3 ndaj Melonit dhe jo Ramës, janë ato që hanë supën që i servir Edi Rama. Vasili tha se ata nuk sulmojnë partinë e Melonit, por mbrojnë interesin publik, ndërsa në Shqipëri për Ramën dhe ata që i shërbejnë atij, mbrojtja e interesit publik është zero.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco