Ulutuas thotë se përforcimi i KFOR-it në Veri ka qenë më i madhi në dekadën e fundit

Ulutuas thotë se përforcimi i KFOR-it në Veri ka qenë më i madhi në dekadën e fundit

11:41, 04/05/2024
A+ Aa A-

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatën e sigurisë në Veri të Kosovës pas ngjarjeve të ndodhura gjatë vitit të kaluar dhe për përforcimet që forca e NATO-s ka bërë për të ruajtur sigurinë dhe paqen në Kosovë.

I pyetur nëse KFOR-I mund të bëhet si forca e parë reaguese, Ulutas ka thënë se s’mund të spekulojë rreth të ardhmes duke sqaruar se KFOR-I vazhdon të veprojë si reagues i tretë I sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in që janë reaguesit e parë të dhe të dytë, shkruan Kosovo Online, transmeton Express.

Ulutas ka thënë se në Kosovë që nga maji i vitit të kalaur janë shtuar 1 mijë trupa dhe se KFOR-I ka rritur prezencën në Veri dhe ka trefishuar numrin e patrullimeve, përfshirë edhe zonën kufitare.

Ai ka thënë se ky përforcim ka qenë ndër më të mëdhenjtë në dekadën e fundit.

“Që nga maji i vitit të kaluar, ne kemi dislokuar 1,000 trupa shtesë në Kosovë, kemi rritur praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë përgjatë vijës kufitare administrative. Ky ishte rritja më e madhe për misionin tonë në dekadën e fundit”, ka thënë Ulutas./GazetaExpress/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco