‘Të qartë dhe të prerë ndaj Serbisë’/ Alizoti: CDU dhe të ‘gjelbrit’ janë totalisht ‘pro’ Kosovës!

21:03, 17/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, deputeti demokrat, Tomorr Alizoti ka folur edhe për marrëdhënien e Gjermanisë me Kosovën e cila ka kushtëzuar anëtarësimin në KiE.

Sipas Alizotit, CDU dhe të ‘gjelbrit’ janë totalisht ‘pro’ Kosoës dhe njerëz shumë të rëndësishëm të CDU-së që kanë qënë të qartë dhe të prerë ndaj Serbisë, që Serbia o do të jetë për Europë ose jo, o duhet të pranojë Kosovën dhe të ndajë mendjen e saj o me Rusinë o me Europën.

Alizoti: CDU dhe të ‘gjelbrit’ janë totalisht ‘pro’ Kosovës. Kam takuar njerëz shumë të rëndësishëm të CDU-së që kanë qënë të qartë dhe të prerë ndaj Serbisë, që Serbia o do të jetë për Europë ose jo, o duhet të pranojë Kosovën dhe të ndajë mendjen e saj o me Rusinë o me Europën. Socialdemokratët mendojnë se konflikti duhet të mbahet pezull mos të hapin konflikte të reja por në fund i bëjnë shumë dëm Gjermanisë dhe Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco