VIDEO/ Mashtrimi i Edi Ramës me taksën e profesioneve të lira, në fushatë ua fali, tani i takson 23%

21:03, 17/05/2024
A+ Aa A-

Kush e zhvillon ekonominë? Kush është promotori i saj prej nga rrjedh dhe një jetesë dinjitoze për qytetarët? Biznesi dhe sipërmarrjet me vizion! Po si është e mundur që pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë sukses jashtë por dështojnë në vendin tonë? Këtë përgjigje na i dha me një histori shumë të shkurtër Besimiri, i cili kishte jetuar për disa vite në Greqi dhe në 2010-n vendos të kthehet në qytetin e tij Elbasanin për të hapur një biznes të vogël. Taksat ishin të ulta dhe çdo gjë po i ecte mirë, ndaj vendosi të zgjerohet.

Brenda një kohe të shkurtër biznesi hapi 13 filiale, por pati dhe sfida. Një prej të cilave ishte kur u nxorën jashtë në vitin 2014 nga një qendër tregtare që u ble nga një biznesmen i fuqishëm.

Sfida e radhës per te ishte mungesa e forcës punëtore. Fillimisht do te largoheshin djemtë e më pas dhe vajzat që kishte të punësuar.

Por goditja fatale erdhi me vone, sepse ajo që çoi në falimentimin e gjithë zinxhirit të biznesit ishte pandemia. Asnjë përkrahje, por vetëm kredi e overdraft për të paguar pagat dhe qiratë.

Besmiri thotë se ai është kërcënuar sa herë ka tentuar të kërkojë të drejtën e tij për të bërë biznes.

Por duket se qeveria nuk e sheh gotën aq bosh sa biznesmenët.

Sa herë që vijnë zgjedhjet ose kur jemi në prag të tyre, tonet nisin te zbuten. Shenjat e para i dha vetë kryeministri Edi Rama këtë javë, ku kërkoi nga tatimorët që të mos kontrollohen bizneset e rregullta.

Kjo sigurisht pasi i bëri një dhuratë aspak te bukur në fillim të vitit. Nga zero që ishte tatimi mbi të ardhurat, tashmë një kategori deri në 14 milion lekë xhiro në vit do e kenë 15% dhe një tjetër 23%!

Ironike apo jo, eshte i njejti kryeminister, i cili në fushatën e vitit 2021 vuri një bast për mbrojtjen e biznesit.

Nëse zgjedhjet e vitit 2021 u fituan, pikë në rezultat kishte dhe politika e zerimit të taksave për mijëra biznese me xhiro deri në 14 milion lekë të rinj në vit dhe përjashtimit nga skema e tvsh të sipërmarrjeve me xhiro vjetore deri në 10 milion lekë.

 Vendim ky kontrovers dhe qartesisht per efekt elektoral, pasi dy vite më parë qeveria kishte vendosur përfshirjen në tvsh dhe të kategorive me xhiro 0 deri në 2milion lekë në vit.

Plani i ri i masave u përfshi në programin e rimëkëmbjes së ekonomisë pas pandemisë të quajtur Shqipëria 2030. Këtë angazhim qeveria socialiste e mori dhe në programin qeverisës pas fitores së zgjedhjeve të prillit 2021.

(https://kryeministria.al/wp-content/uploads/2021/10/Programi_Qeverises_2021-2025.pdf)

“105 mijë biznese të vogla, në të cilët janë punësuar 150 mijë shqiptarë sot paguajnë ZERO tatim fitimi, duke kursyer 200 milionë dollarë. Ndërsa 100 bizneset më të mëdhenj, falë taksës progresive sot paguajnë 460% më shumë taksa nga sa paguanin me taksën e sheshtë.” thuhet në programin qeverisës 2021-2025.

Por programi ka mbetur vetëm në letër, pasi taksa 0 zgjati deri në dhjetor të vitit 2023. Nga janari i këtij viti, një pjesë e mirë e atyre që qeveria quante biznese të vogla do të paguajnë tatim. Dhe janë plot 29 mijë profesione të lira, ndaj nga 105 mijë biznese që u premtuan që do të kishin zero taksa, mbeten në të vërtetë 76 mijë. Për ata me xhiro 14 milion taksa është 15% dhe për ata që bëjnë më shumë, 23%!

(https://www.tatime.gov.al/c/6/70/tatimi-mbi-te-ardhurat; faqe 15)

Një draft ligj i hartuar në verën e vitit 2022 zbuloi se tatimi për bizneset do të rikthehej, por kujdesi i treguar për të mos rrëzuar propagandën e taksës 0 për sipërmarrësit e vegjël fshihej brenda teknikaliteteve të ligjit. Kështu ligji i konsideron profesionet e lira të vetëpunësuar ose persona fizikë, ndërsa biznese të vogla ata që ushtrojnë veprimtari tregtare. Një lëmsh i vërtetë i qëllimshëm! Konceptet e këtij ligji bien ndesh dhe me Kodin e Punës sepse e trajtojnë njësoj të punësuarin me të vetëpunësuarin, tatojnë më shumë trurin e profesionistit dhe përjashtojnë atë që shet mallra…

Detyrimet që ka punëmarrësi për një të punësuar dhe trajtimi që ky i fundit merr nuk krahasohet me Kodin e Punës, që nga ditët e pushimit, leja e lindjes për gratë, pagesa e ditëve që mungon në punë për shkak të sëmundjes dhe zero risk për të gjetur treg. E kundërta e të vetëpunësuarit që punon dhe jashtë orarit, detyrohet të punojë dhe në ditët pushim, nuk i paguan askush ditën e punës kur mungon dhe varet gjithmonë nga rreziku për të gjetur klientë.

Modelet se si qeveria ndihmon të vetëpunësuarit në shtetet e tjera janë të njohura, dhe kjo për parimin e thjeshtë: shtetit do t’i kushtonte më shumë nëse do t’i paguante një profesioniste të papunë asistencën. Përveç shkeljes së parimit të sigurisë juridike dhe atij të diskriminimit, zhvatja e shtresës së mesme po bëhet dhe në shkelje të ligjit që është anikmuar nga deputetët dhe shoqatat e biznesit si antikushtetues.

Neni 14 i ligjit për tatimin mbi të ardhurat që ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti, lejon që në bazë të kategorive, një pjesë e mirë e bizneseve të zgjedhin shpenzimet të zbritshme pa e justifikuar me fatura të tyre në një përqindje të caktuar. për të vetëpunësuarit lejohet që 30% e xhiros të njihet shpenzim.  Pra ligji ia le në dorë tatimpaguesit që të zgjedhë vetë metodën e zbritjes së shpenzimeve, ose të pranojnë regjimin të veçantë ku shpenzimet zbriten apriori ose të çojë vetë fatura.

Shpenzimet janë të rëndësishme sepse taksa 15 dhe 23%, do të vendoset mbi rezultatin e të ardhurave që ka marrë biznesi minus kostove që ka shpenzuar për aktivitetin e tij.

Në njoftimin që i ka dërguar tatimpaguesve, tatimet llogaritin që do të paguhet tatimi 15% ose 23%, mbi shpenzimet që kanë deklaruar një vit më parë, kur interesi për t’i hedhur në sistem ato fatura ishte minimal sepse taksa ishte zero. (https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1794/sqarimi-i-administrates-tatimore-per-kestet-e-tatim-fitimit-2024)

Pra nëse një avokat ka marrë të ardhura në vlerën 20 mijë euro, ka të drejtë të ulën 30% të saj si shpenzime dhe të paguajë 2100 euro taksë. Tatimet në bazë të shpenzimeve të deklaruara një vit më parë që rezultojnë 2 mijë euro, kërkojnë 2700 euro taksë.

Justifikimi është bërja e sistemit me vonesë, por dhe mendimi që kanë autoritetet për fitimet kësaj kategorie kalojnë çdo imagjinatë.

Ervin Mete në kuvend 

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/2687980751365291/?locale=sq_AL 

Krahasimi që Ministri i Financave u bëri profesioneve të lira me pronarët e bankave është i gabuar. 29 mijë profesionistë të lirë kanë patur xhiro 850 milion euro (pa llogaritur këtu shpenzimet), pra mesatarisht ata kanë marrë 29 mijë euro në vit ose 2440 euro në muaj. Ndërsa bankat kanë patur 1 miliard euro të ardhura dhe kanë rezultuar me 280 milion euro fitim, ose 25.4 milion euro për bankë!

Piranja Flori e pyeti ministrin në kuvend por zoti Mete preferoi të mos përgjigjet

I zoti i punës preferon te heshte. Por sidoqoftë ka edhe një rreze shprese. Përgjigjja që do të japë Gjykata Kushtetuese pas ankimit të deputetëve dhe Partisë Demokratike dhe 3 grupeve të interesit për shfuqizimin e një pjese të ligjit.

Ndërkohe ne gjithë këtë çfarë po ndodh, një gjë është e sigurtë:

çdo taksë e lartë do të transmetohet te çmimet që ne si konsumatorë të këtyre shërbimeve paguajmë, mbase te ofrimi i produkteve pa faturë ose dhe mbyllja dhe falimenti. Siç tregoi historinë shkurtër të suksesit dhe rënies së tij Besimiri!

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco