Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

KAFE SHQETO/ Sharka: Shteti duhet të ndërtojë një laborator ku të kontrollohen produktet e fermerëve

09:40, 15/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV për të diskutuar mbi produktet e prodhuara nga fermeri shqiptar ishte kreu i PD në Lushnje, Eduart Sharka.

Sharka është shprehur se shëndeti publik nuk mund t'i lihet në dorë ndërgjegjes së fermerëve, por duhet të ndërtohen standarde të forta ku fermerët duhet të kalojnë filtrat.

"Fermerët, përveçse prodhojnë një kulturë, janë dhe konsumatorë.

Kërkesa e parë e tyre ishte të ndërtohej një laborator ku të kontrolloheshin produktet e tyre.

Shëndeti publik nuk mund t'i lihet në dorë ndërgjegjes së fermerëve, por duhet të ndërtohen standarte të forta ku fermerët duhet të kalojnë filtrat.

Rastet ku kanë ndërhyrë vendet ku ne eksportojmë kanë ngritur alarmin dhe kanë sensibilizuar prodhuesit dhe opinionin publik, por çfarë konsumojmë në produktet vendase është krejt jashtë kontrollit," tha Sharka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco