KAFE SHQETO/ Takimi ne Greqi, Burimi: Nuk ka më pajtim grek me Ramën, ai bëri një gjest të dëshpëruar

10:09, 15/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë gazetari Genc Burimi. Ai ka komentuar takimin e Ramës në Athinë.

Genc Burimi: Rama përdor shkopin dhe karotën. Po ta krahasosh me Serbinë. E filloi duke i treguar dhëmbët Vuçiçit, fiton pikë të shqiptarët kur u thotë, Kosova është një realitet sa më shpjet që do ta njihni aq me mirë do të jetë edhe për juve. Pra i tregoi muskujt dhe pastaj u shfry si një tullumbace e trajtoi si vella, Ballkani i Hapur e deri tek Banjska që nuk reagoi për disa kohe. Ose tek pengmarrja e policëve.

Me Greqinë ka këto 10 vjet që tregohet shumë kokulur, shumë i dashur, shume mik. Bilës bën edhe miqësi si me Melonin që është në Romë, bën miqësi me krahun e djathtë. Nuk shef edhe ato divergjencat ideologjike. Vjen  momenti i Belerit dhe në këtë moment ndërron diskurs Rama, fillon me shantazhin. Pra këtë që bën ti , 10 vjet ky e harroi këtë diasporë sepse ishte mirë. Në momentin që e shikon që Greqia nuk e ka me shaka bllokimin e negociatave. Greqia do ti shkojë deri në fund dhe nuk shikoj tjetër zgjidhje veçse nëse në Shqipëri do të ketë një rotacion. Nuk ka më pajtim me Ramën dhe prandaj Rama bëri një gjest të dëshpëruar. Nuk shkoi për të hapur fushtë në Greqi, ai shkoi ne Greqi vetëm për çështjen e integrimit dhe dosjen Beleri.....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco