Rama takim me shqiptarët në Itali/ Patronazhistë, administratë apo emigratë…

Rama takim me shqiptarët në Itali/ Patronazhistë, administratë apo emigratë…

08:36, 26/05/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të diel do vijojë turin e takimeve me shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Pas Greqisë, destinacioni i radhës i Ramës në takim me Diasporën është vendi fqinj, Italia.

Nga Aeroporti i Rinasit, para fluturimit drejt vendit fqinj, Rama takimin me shqiptarët në Itali e cilëson si një “valle të dytë kuqezi në Europë”.

Nuk është shumë e qartë nëse Rama do takojë emigrantët në Itali apo patronazhistët dhe administratën siç bëri  në takimin që zhvilloi në Athinë dhe ku u dëshmua qartë se me dhjetëra autobusë kishin shkuar të mbushur nga të gjithë bashkitë e vendit për të mbushur sallën e Edi Ramës në Athinë.

Kjo është e sigurte që do të ndodhë edhe sot por nuk do të jete shumë e lehtë ti ekspozosh pasi duke mësuar nga takimi i Athinës patronazhistët do të jenë urdhëruar që të mos flasin ose të thonë që janë emigrantë në vendin fqinj. Çfarë nuk pret nga propaganda e rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco