Rezoluta, që s'mund të bëjë bashkë kurrë hajdutët dhe të vjedhurit!

Rezoluta, që s'mund të bëjë bashkë kurrë hajdutët dhe të vjedhurit!

08:20, 26/05/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Edi Rama propozoka rezolutë për të luftuar korrupsionin, na e dashka që ta votojme të gjithë bashkë. Ha ha ha haa! Kryehajduti kërkon që të votojë bashkë me ata që i ka vjedhur, plaçkitur, grabitur, përzënë, perbuzur, sharë dhe fyer!

Kryehajduti, qe krijoi, firmosi,shfrytezoi, perdori kete lukuni pa fund me hajdute qe kane infektuar si murtaje çdo zyre dhe qelizë te pushtetit do te luftoka sot korrupsionin me Rezolutë.

Kryehajduti, qe vodhi miliarda euro me çdo formë qe i erdhi nder mend sot dashka konsensus per rezolute antikorrupsion.

Kryehajduti, qe me miliardat e vjedhura vjedh, shitblen, kriminalizon zgjedhjet dashka rezoulte bashke me ata qe ju ka plaçkitur votat.

Kryehajduti, qe kryeson banden me zv.kryeministra, ministra, deputete, kryetare bashkie,sekretare te pergjithshem, shefa policie,drejtore e specialiste qe te gjithe hajdute e hijena te parave publike dashka konsensus per rezoluten antikorrupsion.

Kryehajduti, qe me miliardat e korrupsionit kapi cdo pushtet e mbi te gjitha drejtesine po flet sot per rezoluten antikorrupsion.

Kryehajduti, kerkon te perzjere ujerat e zeza te korrupsionit te tij me sakrificat e pastra te opozites qe denoncoi dhe nxori ne shesh korrupsionin pandemik te ketij vete.

Kryehajduti, do qe te beje njelloj vrasesin me viktimen, hajdutin me te vjedhurin, perdhunuesin me te perdhunuarin.

Jo jo jo asnje kompromis kurrë s'mund dhe s'duhet absolutisht qe te kete me kete monster te korrupsionit.

Beteje deri ne fund me keta hajdute tashme te diskredituar, te dale boje dhe me shpatulla pas murit.

Korrupsioni luftohet vetem ne nje menyre, pra qe Rama, Veliaj dhe banda rilindase te shkoje pas hekurave per krimet korruptive miliardere te tyre, rruge tjeter nuk ka.

Çdo rruge tjeter eshte ortakeri me korrupsionin dhe hajdutet, eshte tradheti ndaj shqiptareve ne Shqiperi dhe atyre qe kane lene kete vend per shkak te ketyre hajduteve rilindas me Kryehajdutin ne krye.

Projektrezolutën e Rames “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” peshtyjeni dhe perbuzeni.

Beteja ballore me kryehajdutin Rama eshte reforma e vetme, qe na con ne Bashkimin Europian.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco