Berisha: Ne jemi të vendosur të luftojmë edhe për idealet e demokratëve që nuk jetojnë më, mes tyre ish-presidenti Bujar Nishani

Berisha: Ne jemi të vendosur të luftojmë edhe për idealet e demokratëve që nuk jetojnë më, mes tyre ish-presidenti Bujar Nishani

20:23, 28/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kujtuar ditën e sot ish-presidentin Bujar Nishani.

‘Ne jemi të vendosur të luftojmë edhe për idealet e demokratëve që nuk jetojnë më, midis tyre ish-presidentit Bujar Nishani’, tha Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, të dinjitetit njerëzor, shpresës, besimit dhe fitores së ardhshme.

Ju përshëndes përzemërsisht ju.

Përshëndes oratorët për fjalët e tyre në platformën e parlamentit të lirisë, që rrezatojnë shpresë dhe besim në të katër anët e vendit.

Miqtë e mi, sot ne nderojmë në përvjetorin e ndarjes nga ne, njërin nga personalitetet më të shquara, më besnike, më të virtytshme të PD, ish-presidentin Bujar Nishani.

Ne jemi të vendosur të luftojmë për idealet e demokratëve, por edhe për idealet e demokratëve që nuk jetojnë më, midis tyre ish-presidentit Bujar Nishani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco