Hajduti dymetrosh nuk humbet kohë, të enjten votohet Komisioni i Posaçëm 'anti-korrupsion'

Hajduti dymetrosh nuk humbet kohë, të enjten votohet Komisioni i Posaçëm 'anti-korrupsion'

21:22, 28/05/2024
A+ Aa A-

Kryeministri më i korruptuar i Europës vijon me ngut të prodhojë rezoluta e komisione anti-korrupsion në funksion të propagandës, hajduti bërtet kapeni hajdutin.

Sa më shumë thellohet korrupsioni në vend, aq më shumë të tilla show prodhon Rilindja me Edi Ramën në krye. Qysh kur ka ardhur në pushtet në 2013 ka ndjekur të njëjtën metodë, sa më e madhe vjedhja, aq më e madhe edhe Rozoluta e parrulla "Stop Korrupsionit".

Kështu po vepron edhe radhë, pasi ka vënë në thundrën e tij gjithë nivelet e pushtetit të Drejtësisë së Re, ku po amnistohen vjedhjet e konçensioneve në Shëndetësi, afera e shekullit, Inceneratorët, mega-vjedhja e Erion Veliajt me kompaninë "5D" etj, Rama ka miratuar një rezolutës anti-korrupsion, e cila kaloi në Kuvend me votat e ligjvënësve socialistë të hënë dhe do të vijojë të enjten me votimin e Komisionit të Posaçëm.


Në seancën e së enjtes, në pikën 7 të rendit të ditës së punimeve të Parlamentit është ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

“Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian””, thuhet në njoftimin zyrtar nga Kuvendi, ndërsa ngritja e Komisionit bëhet me shumicë të thjeshtë votash.

Kryeministri në seancën e së hënës ftoi opozitën të mos e bojkotojë Komisionin e Posaçëm, ndërkohë që nuk dihet nëse Grupi Parlamentar i PD-së me kryetar Gazment Bardhin, apo grupimet e tjera në Kuvendin e Shqipërisë, do të jenë pjesë e këtij komisioni.

Nisma e Kryeministrit Edi Rama është interpretuar si një tentativë e tij për të vënën nën kontroll drejtësinë e re, institucionet e saj duke nisur me SPAK e GJKKO, përmes një Komisioni të Posaçëm parlamentar.

Gjithsesi në deklaratat publike nga mazhoranca është pohuar se rezoluta dhe Komisioni i Posaçëm do të jenë një mbështetje më shumë për thellimin e reformave, duke dhënë garanci se nuk do të cënohet pavarësia e drejtësisë së re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco