VIDEO/ Manjani: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest kur s’ka asnjë provë

VIDEO/ Manjani: Sali Berisha nuk mund të mbahet në arrest kur s’ka asnjë provë

21:58, 28/05/2024
A+ Aa A-

Avokati Ylli Manjani i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka analizuar situatën brenda sistemit të drejtësisë.

Sipas Manjanit, masa e sigurisë shtrënguese nuk mund të jepen për personat nën hetim.

Ai tha se, Sali Berisha nuk mund të mbahet nën arrest, sepse ndaj tij nuk ka asnjë provë.

‘Arresti me burg, nuk është më masë sigurie, por është bërë dënim.

Po të futën brenda ti je i dënuar. E kjo nuk është normale.

Personi nën hetim nuk është njësoj si i pandehuri.

Personi nën hetim, ende nuk ka shteti prova për ta marrë të pandehur.

Sali Berisha është person nën hetim dhe jo i pandehur. Nuk mund të mbahet në arrest, nuk mund të mbahet në arrest, i izoluar.

Për pikëpamjen time kjo mund të ndodhë vetëm për 1 muaj.

Tek drejtësia e vjetër, duhet të të merrte të pandehur dhe të fusnin brenda. Sot të fusin brenda edhe pa të pandehur, të fusin brenda.

Kjo duhet të marrë fund se nuk shkon.

Ti e merr gjyqtarin dhe prokurorin që ka 20 vite punë, dhe e nxjerr në rrugë.

Kemi gjykatës që kanë dhënë dënime me burgime të përjetshme dhe sot janë rrugëve.

Dhe ky është shtet maskara, i poshtër, karagjoz. Nuk ka më të poshtër se kjo, punonjësin e vete e hedh, e flak’, tha ndër të tjera Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco