Dega e PD në Korçë zgjedh sot kryetarin e ri, tre kandidatë në garë

08:45, 26/05/2024
A+ Aa A-

Dega e Partisë Demokratike në Korçë zgjedh sot kryetarin e saj ndërmjet tre kandidatëve të përfshirë në garë: Dhimitri Çyfeky, Eleina Qirici dhe Harito Zoto.

Qendra e votimit pranë selisë së PD në Korçë është hapur që në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm.

Për këto zgjedhje kanë të drejtë vote 4895 anëtarë të PD.

Në zgjedhjet e kaluara për kryetar kanë votuar 1138 demokratë.

Deri më tani kanë votuar 12 demokratë dhe pritet të shihet edhe gjatë ditës se si do të vijojë procesi i votimit dhe pjesëmarrja.

Kandidaturat, sipas rendit alfabetik, në fletën e votimit do të jenë:

1. Dhimitri Sotir Çyfeku
2. Eleina Theodhoraq Qirici
3. Harito Llazar Zoto
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco