Nuk mund të mungonte/ Nën hetim nga SPAK Veliaj do marrë pjesë tek takimi i Ramës në Milano

Nuk mund të mungonte/ Nën hetim nga SPAK Veliaj do marrë pjesë tek takimi i Ramës në Milano

11:26, 26/05/2024
A+ Aa A-

Italia është ndalesa e dytë e kryeministrit Edi Rama me diasporën pasi asaj të Greqisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar foto në rrjete sociale nga udhëtimi i tij drejt Milanos, teksa ka takuar edhe shumë shqiptarë.

“Rrugës për Milano ku të gjithë shqiptarët e Italisë së Veriut po përgatiten të presin KM Edi Rama, siç i ka hije vendit që është në çdo kopertinë e lajm për turizmin e transformimin urban.

Rrugës takova një shoqe të vogël që do bëhet piktore e madhe, dhe ca shoqe të medha që në të voglën e tyre në agroturizëm, mësimdhënie e balet i shtojnë çdo ditë reputacionin vendit”, shkruan Veliaj.

Dhe si Veliaj janë më qindra patronazhistë dhe drejtues lokalë dhe qëndrorë që kanë qenë të detyruar me urdhër që të marrin avionin, anijen apo makinat e tyre e të nisen drejt Milanos që “Lideri Global” të jetë i kenaqur me pjesëmarrjen.

Duket qe Veliaj i frikësuar se pas hetimeve te SPAK për inceneratorin dhe Kompanine 5D te vjedhjeve në bashkinë e Tirabnës, është tashmë bërë dalje nga Rama, i  shkon nga mbrapa kudo të gjendet ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco