Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria

Berisha: Isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria

20:45, 17/05/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi Altin Dumanin se ka marrë qesen me para nga Arben Ndoka, në lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanës, të realizuar nga Bajrët.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, Altin Dumani, kreu i organizatës kriminale që quhet Skrap, do të hyjë në Gines si sharlatani më i madh në luftën kundër krimit.

Ky kriminel pasi u mor dhe shiti të dhënat, dëshmitë e kushëririt të tij seria killer, dje bëri bllofin e radhës.

Deklaroi se ka prerë 50 urdhër-arreste.

Miq, ky sharlatan është për analet e turpit të historisë.

Asnjë i arrestuar në 50 urdhra të lëshuar.

Ky është operacioni i turpshëm i Taulant Ballës dhe Altin Krimit.

Miqtë e mi, cilido që ka lexuar dosjen Metamorfoza, aty shkruhet e zezë mbi të bardhë se baroni i drogës, investitori strategjik i Edi Ramës, Kolomboja i Taulant Ballës, eliminoi Bardhok Pllanën me Bajrët.

Jo vetëm kaq, por aty shkruhet se Arben Ndoka na dha ndihmë të çmuar duke nxjerrë në pritë viktimën e tyre.

E kam ndjekur me shumë vëmendje, isha i sigurt se Altin Dumani do merrte qesen e parave dhe do njoftonte Arben Ndokën t’ia mbathte nga Shqipëria.

Arben Ndoka sot është në Dubai, kurse Altin Dumani është në turpin e tij në zyrën e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco