Berisha: Vetëm Arben Maloku, zyrtari i Veliajt, ka vjedhur 38 mln euro nga paratë e bashkisë! Të martën t’i nxjerrim për zverku nga zyrat

Berisha: Vetëm Arben Maloku, zyrtari i Veliajt, ka vjedhur 38 mln euro nga paratë e bashkisë! Të martën t’i nxjerrim për zverku nga zyrat

20:51, 17/05/2024
A+ Aa A-

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve, që të martën të mblidhen për të nxjerrë nga zyra Erion Veliajn.

Berisha tha se, vetëm Arben Maloku, zyrtari i Erion Veliajt ka vjedhur 38 milionë euro nga paratë e bashkisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, të gjitha këto tregojnë se beteja jonë është e vetmja shpresë për shqiptarët.

Se krimi shtetëror po shkatërron çdo ditë e më shumë qenien e këtij kombi.

Se këta kriminelë të shtetit, që paguhen miliona e miliona lekë rroga, këta janë armiqtë më të egër të qytetarëve.

Më të egër se armiqtë e shpellave, se armiqtë e bodrumeve.

Më të rrezikshëm se çdo mafie tjetër.

Erion Veliaj vazhdon dhe u bën karshillëk qytetarëve.

Hajduti i modelit të vjedhjes 100 përqind.

Vetëm një punonjës i tij tek 5D ka dalë 37 milionë të vjedhura.

Këto ditë doli Arben Maloku, zyrtari i tij, që vetëm ai kishte vjedhur 38 milionë euro nga paratë e Bashkisë së Tiranës.

Të gjitha këto miq na ftojnë për sakrifica.

Na ftojnë të marrim fatin në duart tona.

Na ftojnë me çdo çmim të çlirojmë Bashkinë e Tiranës.

Na ftojnë të gatshëm për çdo sakrificë, të shkojmë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja, fitores së opozitës.

Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta.

Edhe njëherë, ditën e martë, në ora 11.00, e gjithë Tirana te bashkia, të nxjerrim nga zverku Erion Velinë, të pastrojmë bashkinë.

Rrofshi ju, rrofshi Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco