Dedaj reagon ndaj Ramës: Nuk mund të mbajnë flamurin antikorrupsion ata që krijuan skemat më të mëdha të abuzimit

Dedaj reagon ndaj Ramës: Nuk mund të mbajnë flamurin antikorrupsion ata që krijuan skemat më të mëdha të abuzimit

17:27, 07/05/2024
A+ Aa A-

Këshilltari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Everest Dedaj, reagoj ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk mund të kenë flamurin e luftës kundër korrupsionit ata që krijuan skemat më të mëdha të abuzimit me paratë e qytetarëve.

Sipas Dedajt, Rama ka humbur besimin e kujtdo, prandaj bën sikur po i jep rol Kuvendit, kur në fakt është kërkesë e çdo raporti ndërkombëtar që Kuvendi të marrë rol, jo thjesht në kontrollin ndaj ekzekutivit, por edhe për të çuar përpara reformat antikorrupsion.

Postimi i Plotë:

Nuk mund të kenë flamurin e luftës kundër korrupsionit ata që krijuan skemat më të mëdha të abuzimit me paratë e qytetarëve.

Ka humbur besimin e kujtdo, prandaj bën sikur po i jep rol Kuvendit, kur në fakt është kërkesë e çdo raporti ndërkombëtar që Kuvendi të marrë rol, jo thjesht në kontrollin ndaj ekzekutivit, por edhe për të çuar përpara reformat antikorrupsion, sepse në 11 vjet Edi Rama dështoi.

Kjo, për faktin që qeveria e korruptuar e Edi Ramës nuk mund të lajë duart dhe të bëjë moralin politik, sepse janë ata që:

vodhën 400 milionë euro me inceneratorë

vodhën 200 milionë euro me kontratat në shëndetësi

shpenzuan 20 milionë euro për fluturime luksi me charter

shpallën investitorë strategjikë anëtarë dhe drejtues te organizatave mafioze

u dhuruan dhe u falën oligarkëve dhe miqve të tyre, toka publike në bregdet.

krijojnë kompani si ato 5D të Bashkisë dhe tenderat ia japin po atyre kompanive.

e kthyen Shqipërinë në listën e zezë për kanabis, por edhe si destinacion të drogave të forta.

shkelmojnë vendime të gjykatës kushtetuese

sulmojnë SPAK-un dhe çdo organ të drejtësisë, sa herë u cenohet interesi i tyre (çështja e portit të Sarandës)

Qytetarët nuk mund të trajtohen si tufë. Ata që e krijuan varfërinë, krimin dhe korrupsionin nuk mund të jenë zgjidhja!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco