Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në lidhje me një procedim të regjistruar për tenderat publik në këtë bashki në kohën kur drejtohej prej tij.
Thirrja e Roshit në SPAK mund të ketë lidhje me një kallëzim të Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi.
Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milionë lekë.
Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.
Megjithatë Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që dosja e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për shpërdorim detyre, t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme.
© SYRI.net