Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Belinda Balluku, gati akuza për korrupsion

'Dil ti prit të gjatin se kemi urdhër'/ Denoncimi i blogerit: Rama po përgatit antimiting nesër në Vlorë

'Dil ti prit të gjatin se kemi urdhër'/ Denoncimi i blogerit: Rama po përgatit antimiting nesër në Vlorë

17:09, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari dhe blogeri Olti Curri ka ndarë në profilin e tij në Instagram një mesazh që tregon se i është dërguar nga një punonjës i administratës publike në Sarandë.

Sipas mesazhit të publikuar, punonjësve të administratës u është kërkuar të marrin pjesë në një aktivitet ku pritet të flasë kryeministri Edi Rama në Vlorë. Ndjekësi shkruan:

“Përshëndetje Olti, si je? Ore po na detyrojnë të vemi nesër në orën 6 në Vlorë se do llapi Rama. Punoj në administratë në Sarandë. Urdhër i prerë, nisja nga Saranda në orën 3. Autobuzat filluan listat me detyrim. Postoje pak të lutem se me këta s’paska punë. Dil ti prit të gjatin se kemi urdhër.”

Nga përmbajtja e mesazhit tregohet se pjesëmarrja e administratës në aktivitet është bërë me urdhër dhe jo mbi baza vullnetare.

Ndërkohë, kujtojmë se në Vlorë, ashtu si edhe në qytete të tjera të vendit, kanë vijuar protestat lidhur me dhunën policore në Zvernec.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco