Kryetari i PD-së Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit e quajti antikushtetuese dhe antiligjore mos pjesëmarrjen e Ramës në Kuvend. Ai tha se ka zero transparencë për investimin disamiliardësh në Vlorë.
"Si ka mundësi që asnjë deputet, asnjë qytetar i Vlorës apo i Shqipërisë nuk dinë absolutisht asgjë për këtë investim disa miliardësh" tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishes
"Është antikushtetuese, antiligjore fshehja që I bëni kreut të Meduzës, Edi Ramës që nuk guxon të vijë këtu në parlament të mbajë përgjegjësi për të gjitha aktet katastrofale të qeverisjes së tij. Fshihet prapa, të më falni zonjat, në kuptimin absolutisht jo të keq, prapa fustanit të grave. Një herë rri peng i Belindës, tani I thotë kësaj zonje që do më përfaqësosh mua. Dhe betimi i saj se mua nuk më shkruan njeri fjalimin, packa se po nuk foli urtësia artificiale dy fjali nuk i lidh bashkë. Ndaj që të mos themi ‘sher she la femme’ hiq dorë nga përfaqësimi antikushtetues i kreut të meduzës. Thuaji që nuk më lejon kushtetuta. Nuk mundem. Kam ligj. Morali i shtetit është kushtetuta.
Neni 110 nuk thotë se kur mungon kryeministri e zëvendëson Erjona. Jo. Ndaj dhe hiqni dorë nga këto skema. Silleni këtu, jeni mësuar këtu flisni nga 4 orë, të mos guxoni të nxirrni një fjalë nga goja.
Të nxirrni fjalët e këqija që po i bëni këtij vendi nuk kanë fund. Merrni pak revoltën qytetare.
Çfarë qëllon në bazë?
Në bazë të saj qëllon para së gjithash mungesa absolute e transparencës. Zero transparencë. Në një aferë e cila siç e shihni është bërë botërore. Si ka mundësi që asnjë deputet, asnjë qytetar i Vlorës apo i Shqipërisë nuk dinë absolutisht asgjë për këtë investim disa miliardësh.
Po le të marrim pak nga ana qeveritare, shtetërore. Kur një qeveri pranon një projekt ide të një investitori të huaj, nuk mund t’i japë kurrë leje zhvillimi pa qartësuar pronësinë në çdo metër katror. Dhe çfarë del tani? Qartësimi i pronësisë.
Nga koskat mafioze..si Alket Hyseni, Pjerin Ndreu... Po, po, e sheh si të them unë ty.
A të kujtohet kur dilte thoshte ka ardh Gjoni nga Mirdita, dëgjo, dëgjo këtu. Ka ardh Gjoni nga Mirdita thoshte dhe na i ka marrë kaq hektarë në Karaburun. Ja kush i ka.
Ja cili është Gjoni nga Mirdita? Është Pjerini nga Lezha. Është Agaçi nga Berati. Po, po. Shko gjeji.
Shko te Pëllumb Petriti pak, merru me të. Prandaj dhe ja dalin këto. Pse i fshini këto ju?
Kur një qeveri vendos për të mbështetur një investim në një zonë të mbrojtur, qeveria shpall parimet. Shpall parimet mbi të cilat e bazon mbështetjen. Dhe ato parime janë të stipulosura në direktivën e Komisionit Europian Natura 2000.
Dhe pastaj nën direktivat që kanë ardhur në vite. A keni parë ju ndonjë studim të mjedisit?
Ndonjë studim strategjik të mjedisit?
Zero keni parë. S’ka transparencë, zero.
Keni parë ju një direktivë çfarë do ndërtohet, sa kate do jenë ato që do ndërtohen, me çfarë materiale do ndërtohet, çfarë habitati do preket, si ky habitat do kompensohet?
Dhe a lejohet apo s’lejohet nga direktiva Natura 2000?
Se në qoftë se s’lejohet, absolutisht do t’i vësh drynat Brukselit se nuk pranohesh. Sepse pasuria natyrore e një vendi është pasuri e Europës.
Zonat e mbrojtura të një vendi janë për vendin por për mbarë Europën. Dhe ato kanë një ligj shumë të fortë. Ku i keni këto ju? Asnjë. Asnjë, zero!
Deklaroi se është bërë një konsultë me profesorë, me akademikë, me ekspertë. Dakord.
Nuk them që s’është bërë, mund të jetë bërë. Po e dini ju që krahas profesorëve, krahas akademikëve, janë dhe ca të tjerë aty që kanë akademinë e shekujve.
Janë ca banorë aty, janë ca fshatarë, që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato ullinj. Që i kanë mbjellë rrënjë për rrënjë ato baçe. Që kanë djersën, kanë kockat e njerëzve të tyre. Po a e dini me çfarë keni folur ju me ta? Po turpi më i madh, mor! Ju keni folur me tela me gjemba! Ata u gdhinë një ditë, e panë veten të rrethuar me tela me gjemba.
© SYRI.net