Kryetari I PD-së Sali Berisha deklaroi lidhur me terapinë hormonale për personat trangjinore. Berisha u bëri thirrje prindërve të denoncojnë me forcën më të madhe këto akte ndaj fëmijëve të tyre
“Ju shkaktoni sëmundje të rënda kardiovaskulare. Ju shkaktoni autizëm. Ju shkaktoni depresion. Nuk ndal kjo. Ne jemi për respektimin absolutisht, të orientimit të gjithësecilit, për të gjithë njerëzit, edhe nuk lëvizim nga kjo. Po të stimulosh, është sulm u tmerrshëm në identitet, dhe t'u bëj thirrje prindërve, të denoncojnë me forcën më të madhe këto akte ndaj fëmijëve të tyre. Këto akte të një perversiteti absolut. Të një dëmi dhe kërcënimi të madh të shëndetit të fëmijëve. Hajde, merrni pak, shihni. Se çfarë sjell, detronizimi pastaj. Se çfarë pasojash psikologjike kur pendohen. Sepse ju jepni hormonet e njërit seks seksit tjetër. Dhe krijoni problem më të mëdha.
© SYRI.net