Lajmi i fundit

U përdor nga Balluku për të fshehur vilën/ Igli Tare kyç gojën pas 6.5 orësh pyetje në SPAK

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:49, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda. Kjo është vizita e parë zyrtare e një Presidenti lituanez në Shqipëri.

Intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha zhvillimore, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, çështjet e sigurisë në rajon dhe Evropë dhe forcimi i partneritetit si anëtarë në NATO ishin në fokus të takimit.

Kreu i Shtetit riafirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis Shqipërisë dhe Lituanisë, të zhvilluara mbi bazën e besimit, solidaritetit dhe një vizioni të përbashkët Euroatlantik.

Presidenti Begaj mori mbështetjen nga homologu i tij për avancimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takim u konfirmua se një nga prioritetet e Presidencës lituaneze në 6-mujorin e parë të vitit 2027 është mbështetja e Shqipërisë dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë proces zgjerimi, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në vijën e parë të anëtarësimit.

Presidenti i Republikës theksoi se anëtarësimi në BE mbetet prioritet kombëtar i Shqipërisë. “Shqipëria, – theksoi Kreu i Shtetit, – do të vazhdojë me vendosmëri reformat e nevojshme për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Gjatë deklaratave për mediat, Presidentët e të dyja vendeve vlerësuan, gjithashtu, dialogun politik, ndërsa shprehën besimin për ta ngritur atë në bashkëpunim të prekshëm.

Gjithashtu, të dy Presidentët shprehën vullnet të përbashkët për lidhje më të forta ekonomike, duke parë mundësi të reja për investime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco