Thirrjet te selia e PD/ Berisha: Tipat e stisur si opozitë e opozitës janë mjerimi i politikës

12:32, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat i është përgjigjur nga oborri i sallës së Kuvendit edhe interesit të medias për thirrjet e protestuesve afër selisë së PD.

Pyetje: Zoti Berisha, ditën e ndjeshme në fund të protestës qytetare për më shumë se 3 orë në kryeministri, protestuesit u ndalën edhe pranë selisë së Partisë Demokratike me thirrjet opozitë e shitur. Keni ju një përgjigje për ta apo një koment?

Sali Berisha: Absolutisht çdo protestues ka të drejtë të thotë ç'të dojë dhe askush nuk i ndërhyn.

Natyrisht nga protestuesi, qytetari i lirë dhe opozitarët e opozitës, këta të fundit janë shërbëtorë të qeverisë dhe kjo është tjetër.

Pra, çdo qytetar i lirë në opozitë ka të drejtë të hedhë sloganin që do, çfarë mendon, çfarë thotë.

Kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës, ata janë mjerimi i politikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco