Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Belinda Balluku, gati akuza për korrupsion

Tabaku: 20 kompani pranë qeverisë po grabisin pasurinë e qytetarëve

17:31, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se sistemi ekonomik dhe politik në Shqipëri po transferon pasurinë e shumicës së qytetarëve tek një pakicë e ngushtë.

Ajo denoncoi se mbi gjysmën e tenderave publikë kontrollohet nga vetëm 20 kompani pranë qeverisë, ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa deri në 27%, ndërsa investitorët strategjikë përfitojnë privilegje me taksa vetëm 1.3%.

Tabaku theksoi se projektet e mëdha, si aeroporti i Vlorës dhe ligji i investimeve strategjike, po mbahen në fshehtësi, pa debat publik dhe pa konsultim me qytetarët, ndërsa prona private dhe transaksionet e dyshimta po përdoren si mjet abuzimi, përfshirë edhe përmes grupeve kriminale.

Sipas saj, parlamenti është kthyer në një “noter” që ka miratuar mbi 5 miliardë euro kontrata strategjike, duke favorizuar një grusht oligarkësh në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

Pjesë nga deklarata:

E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë. E kam dëgjuar veten për vite me radhë dhe shpesh herë ndoshta jemi ndjerë edhe në siklet. Jemi ndjerë në siklet jo sepse kemi gabuar, por sepse shqiptarët shpesh herë kanë kuptuar dhe e kanë ditur të vërtetën para nesh; kanë qenë shumë hapa para nesh për shumë çështje. E kanë ndjerë kur paguajnë faturën, ndjejnë vështirësitë ekonomike, bëjnë llogaritë në fund të ditës. Nga ana tjetër, e ndjejnë edhe ku është e vërteta. E ndjejnë çfarë po ndodh sot; e ndjejnë për një sistem që, fatkeqësisht, për vite me radhë në këtë parlament kemi refuzuar ta shohim e kemi refuzuar të flasim.

Unë sot nuk jam këtu për të folur për një projekt, nuk jam këtu për të folur as për një investitor. Sot dua të flas pikërisht për këtë sistem, për atë sistem që i ka mbledhur sot qytetarët përballë qeverisë. Për sistemin që ka bërë të mundur që çdo projekt i madh në Shqipëri të shoqërohet automatikisht me mosbesim, sepse shqiptarët e dinë nga përvoja se ligji nuk i trajton të gjithë njësoj.

Kjo po ndodh sot edhe me protestën që ka mbledhur qindra qytetarë, me parti, pa parti, organizata të shoqërisë civile, që përditë me radhë janë duke protestuar. Që ditën e parë jam bashkuar asaj proteste jo si politikane, por si qytetare. Kam qenë atje në një cep, pa foto, pa video, sepse kam besuar që protesta e tyre është e drejtë.

Në fakt, pak vite më parë, tre vite më parë, disa organizata të shoqërisë civile trokitën në derën e zyrës sime dhe ngritën shqetësimin për ligjin e zonave të mbrojtura. I dëgjova shqetësimet e tyre me shumë interes. Iu bashkova shqetësimeve të tyre dhe arritëm që ta çojmë çështjen e aeroportit të Vlorës, ligjin e zonave të mbrojtura, në dyert e Komisionit Europian, edhe të Parlamentit Europian. Për dy ligje të kapura, dy ligje që sot po prodhojnë efektet.

Ashtu siç vjet, vite më parë, kam nisur të flas për ligjin e investimeve strategjike si një rrezik i vërtetë — një rrezik i vërtetë për sistemin që po ngre sot ekonominë shqiptare. Një ligj që merr e zapton pronën e pronarit legjitim dhe i kërkon shtetit të ndërhyjë për një marrëveshje ndërmjet pronarëve. Një ligj që lindi si i përkohshëm dhe sot është kthyer në një ligj të përhershëm. Një ligj i cili ka dhënë miliona metra katrorë leje ndërtimi dhe ka sjellë vetëm një investitor të huaj. Vetëm një investitor të huaj.

Është normale që projektet e mëdha të shoqërohen me debat. Është normale që projektet e mëdha të kenë nevojë për transparencë, për konsultime. Është normale që njerëzit të ngrenë pikëpyetje; pikërisht kjo po ndodh sot me protestën. Qytetarët atje protestojnë jo vetëm për Zvërnecin dhe për Nartën, por atje protestojnë njëkohësisht edhe për sistemin, për pamundësinë ekonomike, për arrogancën. Janë qytetarë të lirë, të cilët sot po protestojnë që politika t’i dëgjojë. Janë qytetarë të cilët nuk janë dakord me atë që po ndodh në Shqipëri, që kanë mosbesim te politika, të cilët kanë vendosur një pikëpyetje të madhe për sistemin që është ngritur sot, që e kanë të vështirë të punësohen, që detyrohen të largohen jashtë, që detyrohen çdo ditë e më shumë të përballen me vështirësitë dhe janë atje të vetëm.

Për këtë po protestohet sot. Po protestohet njëkohësisht edhe për faktin që projektet e tilla të mëdha kanë nevojë për një debat të madh publik. Do kishte qenë normale që, kur një investitor serioz të vinte këtu në Shqipëri, t’i hapej dyert dhe të niste një diskutim parlamentar dy vite më parë. Po jo, çdo gjë të trajtohet si pronë e një personi. Jo çdo gjë të trajtohet si shteti personal i Edi Ramës, që bën ndere, që ndan favore, që jep porte, që jep aeroporte, që ndryshon ligje për t’i ndihmuar këta njerëz. Do kishte qenë normale që të hapej një debat i madh publik, me konsulencë, me një projekt atje të paraqitur përpara të gjithëve. Edhe parlamenti të diskutonte kostot dhe përfitimet. Kjo do kishte qenë normale. Por jo, çdo gjë u bë në fshehtësi. U kryen transaksione pronash, u shitën dhe u blenë prona, qoftë edhe te grupe kriminale e tek njerëz të cilët sot janë duke abuzuar me to.

Qytetarët i kanë ngritur protestës për atë, po edhe për shumë probleme dhe për çështje të tjera. I dëgjoj protestuesit që thonë: “Janë të gjithë njësoj.” Jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Jemi ndryshe. Unë kam folur këtu dhjetë vite më parë kur ngriheshin kartonat për ligjin e investimeve strategjike. Kam folur edhe tre vite më parë për ligjin e zonave të mbrojtura. Edhe për ligjin e koncesioneve, ligjin e partneritetit publik-privat, kam sjellë këtu në parlament dhe kam luftuar çdo ditë që ky sistem sot, me ligje të kapura në parlament, të mos ekzistonte.

Ai që sot po sjell ndikim në ekonomi, po kap mediat, ka shkatërruar fatkeqësisht garën dhe meritokracinë. Vitin e shkuar, me ftesë të po të njëjtave organizata të shoqërisë civile, i çova fëmijët e mi në Zvërnec dhe në Nartë, për të parë flamingot. Unë e di që shumë kolegëve ndoshta mund t’i duket pak retorikë, por kjo është e vërteta. Unë falënderoj Aleksandrin, Jonin, Olsin, Taulant Binon që më çuan atje për të parë se çfarë pasurie ka Shqipëria. Dhe prandaj iu bashkova edhe asaj proteste. Jam bashkuar që ditën e parë të këtyre kauzave, sepse me të vërtetë besoj, jo për politikë, por besoj që Shqipëria mund të jetë ndryshe dhe duhet të jetë ndryshe.

Për të tërhequr investimet e huaja, ne duhet patjetër të zbatojmë ligjin. Ne duhet të jemi jo vetëm në gërmë, por dhe në frymë njëjtë me legjislacionin e Bashkimit Europian. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për ta shkatërruar këtë sistem që fatkeqësisht sot ka kapur ekonominë dhe po detyron qytetarët shqiptarë të largohen.

Kjo sallë, fatkeqësisht, është kthyer në një noter. Është kthyer në një noter dhe një propozues i mekanizmave ligjorë që e kanë bërë të mundur këtë sistem. Është votuar ligji i investimeve strategjike, ligji i prokurimeve, koncesionet — mbi 5 miliardë euro kontrata strategjike të votuara, të miratuara dhe të mbrojtura këtu nga kjo sallë parlamenti. Ndërkohë që investimet publike janë në minimumin historik, shërbimet publike degradojnë, shtresa e mesme po shpërbëhet, periferia po zbrazet, Kukësi, Dibra, Lezha me paga 2.8 herë më të ulëta se Tirana, me papunësi rinore 40%. Dhe një Shqipëri e re që fatkeqësisht po largohet çdo vit pa kthyer kokën. Kjo është Shqipëria e rritjes në letra, Shqipëria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco