I ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari i Radio Francës, Genc Burimi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te kryeministri Edi Rama, çështjet që lidhen me SPAK-un, si dhe perceptimi ndërkombëtar për qeverinë shqiptare.
Burimi u shpreh se zhvillimet e fundit kanë nxjerrë në pah probleme serioze që, sipas tij, nuk mund të anashkalohen më.
Gazetari kritikoi gjithashtu retorikën politike të Ramës ndaj kundërshtarëve dhe zërave kritikë, duke e krahasuar atë me Vuçiç e Putin.
Sipas Burimit, kryeministri ka humbur kontaktin me realitetin politik dhe shoqëror, ndërsa imazhi i tij ka pësuar dëmtime të mëdha.
“Dje ishte një njollë për opozitën, sot është bërë një njollë kombëtare”, u shpreh ai.
Burimi:
Nga të fillojmë, nga Edi Rama?
Edi Rama. SPAK-u, Balluku. A, tani doli që është e korruptuar, se përpara thoshte Edi Rama nuk qe e korruptuar. Doli e korruptuar.
E filloj me Ramën, e filloj me Ballukun, me SPAK-un, apo me evropianët që nuk priten, evropianët.
Asnjë javë nuk kaloi, doli e korruptuar ajo. Të kishin pritur ta çonte të paktën dosjen në parlament? Ta rikualifikuar për korrupsion, e po ja hiqnin imunitetin ta merte zvarrë, po e mbanin zvarrë me këtë urrejtje nga zvarrë, le të merren zvarrë.
Të paktën të kenë pakënaqësi, por sot evropianët e kanë në palcë. Sepse nga Argjentina në Japoni, nga Alaska në Australi, emri i Edi Ramës si emër i fëlliqur.
Kjo po ndodh sot. E sot po bëhet si një mortajë që s'mund t'ia japësh dot më dorën. Ti jesh në një kancelari europiane, s'ja jep dot dorën se të infekton.
Do ta quaj sot nëntori i dytë, se nëntori i parë ishte nëntori i 2013-ës. Atëherë nuk u morën zvarrë, sepse kishte fituar zgjedhjet dhe mendfonin se do ishte... nëntori i 2013-ës i armëve kimike.
Të gjithë ky popull. E njëjta përmbajtje, përbërje sociologjike, nga të gjitha shtresat që sot, dhe kur fliste opozita: mos i dëgjoni, është non-grata. Sot ky popull që nuk është në parti politike: mos i dëgjoni, janë pro grekë, janë pro serbë.
Ekzakt si gjuha e Putinit kur çohesh Navalni, ekzakt si gjuha e Vuçiçit kur çohesh rinia. Paguanin thoshin nga gjermanët. Ky ka humbur sensin e çdo lloj metri mendor. E ka humbur çdo lloj sensi. Është i humbur . Është i humbur sepse sot Rama është bërë një njollë kombëtare.
Dje ishte njollë për opozitën, sot është bërë njollë kombëtare.
© SYRI.net