Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë kundër qeverisë, marshojnë drejt Kryeministrisë

'SPAK ta hetojë!'/ Gazment Bardhi: Balluku ka dy vila në Dhërmi

17:57, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza ndaj shumicës socialiste lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se mazhoranca ka penguar përballjen e Ballukut me drejtësinë, duke e cilësuar qëndrimin e socialistëve si një mbrojtje të korrupsionit. Ai iu referua disa pronave që, janë objekt hetimi dhe kërkoi që Prokuroria e Posaçme të vazhdojë punën për zbardhjen e plotë të çështjes.

Gazment Bardhi: "Ju u bëtë karton i kuq për të mbrojtur korrupsionin e Belinda Ballukut. Ju mbrojtët këtë vilë që po jua tregoj në foto. Një vilë që Belinda Balluku e merr përmes një firme. Bëni mirë që e ulni kokën dhe po ju them se nuk është një vilë, por dy vila. Inkurajoj SPAK-un të vazhdojë hetimet. Ju duhet të kërkoni ndjesë ndaj shqiptarëve dhe ndaj atyre që luftojnë kundër korrupsionit.”

Deklaratat e deputetit demokrat vijnë pas njoftimit të SPAK për sekuestrimin e një vile në Dhërmi. Sipas hetimeve paraprake, ekzistojnë dyshime se prona është mbajtur e fshehur përmes regjistrimit në emër të ish-futbollistit Igli Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco