Gazetari Bledian Koka i ftuar në emisionin Task Force u shpreh se një goditje e fortë po trondit radhët e qeverisë, pas vendosjes së sekuestros preventive mbi një vilë luksoze që lidhet me ish-drejtoreshën e Albcontrol-it, Belinda Balluku.
Sipas Kokës, veprimet e SPAK-ut, të përqendruara në periudhën kur Balluku drejtonte Albcontrol-in, duket se shfajësojnë politikisht kryeministrin Edi Rama, duke ia kaluar përgjegjësinë individualisht Ballukut.
Lëvizja, sipas tij, është pararendëse e një akuze të mundshme për korrupsion, që mund t’i komunikohet shumë shpejt zonjës Balluku, duke përfshirë edhe figura të tjera të njohura si Igli Tare, të dyshuar për përfshirje në fshehjen e pasurive për llogari të Ballukut.
Koka thekson se situata vendos mazhorancën socialiste në një pozicion të vështirë, ndërsa drejtësia po sfidon fuqinë dhe ndikimin e numrit dy të qeverisë.
Pjesë nga deklarata:
E për Edi Ramën kjo është një lajm i mirë, sepse sot Belinda Balluku nuk u akuzua si zëvendëskryeministre dhe ministre e korruptuar, por si ish-drejtoreshë e Albcontrol-it. Dhe unë e kam thënë shpesh këtu që zoti Rama nuk mund të lejojë që SPAK-u ta akuzojë, si me thënë, vartësen e tij direkt, numrin dy të tij direkt si të korruptuar, sepse logjika e do që, kur është e korruptuar ajo, i korruptuar është edhe Edi Rama. Dhe mënyra se si ka ndodhur sot akuza, realisht, është praktikisht, mendoj që kjo akuzë ia heq në një farë mënyre barrën nga zoti Rama, barrën politike, dhe e çon tek Belinda Balluku, e cila sigurisht është mish për top.
Po prapë, po, po ka gabuar dikur në rininë e vet, do të thotë Rama. E kupton, në rininë e vet... Po prapë, sepse edhe ne kur drejtësia na kërkon, ia heqim imunitetin, në qoftë se drejtësia do t’ia... Dhe prapë ka një problem këtu. Që sot njoftimi i akuzës, njoftimi i SPAK-ut, me çfarë pashë unë, është njoftimi për sekuestrim në kuadër të përgatitjes së akuzës për korrupsion...
Është në vijimësi të hetimeve të Belinda Ballukut për korrupsion. Folësi 3: Se HAP-ja është e fokusuar në pjesën e kohës së Albcontrol-it. Folësi 1: Pra, nuk e kemi faturuar akoma, nuk e kemi ende një akuzë, por praktikisht, me shumë gjasa, përmes kësaj verifikimi të sotëm të kësaj vile, është pararendja e një akuze që mund t’i bëhet zonjës Balluku, nëse thirret shumë shpejt në SPAK për korrupsion. Ajo që është verifikuar është që, me shumë gjasa, sot zotit Tare, Igli, i është komunikuar akuza për pastrim... për korrupsion pasiv, si mund të quhet ajo, ose për përfshirje në pasurinë për llogari të zonjës Balluku. Kështu që sot, si me thënë, SPAK-u ka bërë hapin e radhës, gjithsesi...
Po a qëndron pikërisht SPAK-u për atë gjë, për atë gjë e çon arrest shtëpie Berishën? Me atë motiv, korrupsion pasiv, thotë është dhëndri... Folësi 1: Po, po, patjetër mo... Ndaj, ti di një SPAK që ka lënë një njeri që akuzohet për grup të strukturuar kriminal në detyrë në paraqitje, mo... që është ajo e Ilir Beqajt. Por, po e marrim meqë jemi duke diskutuar pa i hyrë interpretimit politik, atë që kemi sot. Nëse SPAK-u shkon te ngritja e akuzës për korrupsion të zonjës Balluku, pavarësisht se kur e ka kryer këtë korrupsion, si drejtoreshë e Albcontrol-it apo si zëvendëskryeministre, akuza është e njëjta, akuza vlen. Dhe pa diskutim kjo mund të quhet një avancim i mëtejshëm drejt Belinda Ballukut dhe që, sigurisht, menjëherë pas saj do të shohim nëse SPAK-u do të kërkojë, do të ripërsërisë kërkesën për heqjen e imunitetit dhe si do të sillet mazhoranca në këtë rast. Kjo është një tjetër zhvillim.
Por sot, praktikisht, ne kemi njoftimin për një sekuestrim preventiv për një vilë, e cila, nëse siç thotë SPAK-u e ka verifikuar si të tillë, do të duhej, si me thënë, të kumtonte edhe akuzën për korrupsion, e cila sot mungon në njoftim. Pra, kemi sot një sekuestrim preventiv, i cili do të duhej të shoqërohej me akuzë për korrupsion ndaj Belinda Ballukut, por që për momentin, deri më sot, akuza nuk është konfirmuar si e tillë ose nuk i është komunikuar zonjës Balluku dhe, për rrjedhojë, as ne nuk mund të themi që deri në këto momente Belinda Balluku është zyrtarisht e akuzuar për korrupsion. Kjo është e vërteta.
© SYRI.net