Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Bandat, emigracioni dhe krimi i organizuar/ The Sun: Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe zbarkon në Tiranë

Bandat, emigracioni dhe krimi i organizuar/ The Sun: Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe zbarkon në Tiranë

10:57, 19/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Cameron pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë. Është tabloidi “The Sun” që në një shkrim për përpjekjet e qeverisë britanike kundër emigracionit të paligjshëm zbulon edhe këtë udhëtim të Cameron në vendin tonë. 

“Sekretari i Jashtëm David Cameron do të fluturoje për në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve.

Gjatë udhëtimit të tij, Lord Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, – thuhet në shkrimin e “The Sun”.

Ndërkohë kryeministri Rishi Sunak po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.

Kryeministri do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të kësaj jave për të bërë presion për veprime më të ashpra për të mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit.

Kryeministri Rama ka pranuar se Britania ka qenë njëri nga vendet që i ka kërkuar ngritjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, por ai ka pranuar vetëm kërkesën e Italisë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco