Vasili: 50 urdhër-arrestët, shumica të pa ekzekutuara, dështim me regji dhe i paralajmëruar!

Vasili: 50 urdhër-arrestët, shumica të pa ekzekutuara, dështim me regji dhe i paralajmëruar!

15:30, 19/05/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Nga 50 urdher arrestet e nxjerra as gjysma nuk jane ekzekutuar nga policia e Edi Rames. Personazhet kyç natyrisht qe nuk u arrestuan.

Asnjë surprize, asgjë për tu habitur dhe asnjë mundësi që të ndodhte ndryshe.

🚩  A njiheshin këto grupe kriminale?

Po ato njiheshin shumë mirë me emra, mbiemra bile edhe ndërkombëtarisht.

🚩  A kanë pasur lidhje me qeverinë e Edi Ramës?

Po, ata janë përdorur hapur dhe gjërësisht nga rilindja për zgjedhjet dhe kjo është bërë e qartë edhe nga përgjimet e prokurorisë. Ata janë përdorur për të marrë para publike përmes tenderave, koncesioneve, lejeve për investime për të mundësuar pastrimin masiv të parave.

🚩  Po drejtësia, SPAK e Prokuroria a i njihnin lidhjet e tyre me rilindjen?

Po, i njihnin shumë mirë, dhe dosjet 339 dhe 184 dilnin e tepronin për tu dhënë goditje shumë të fortë deputeteve, ministra e drejtorë policie, rilindas të inkriminuar dhe bashkë me ta edhe grupeve kriminale.

🚩  Po përse nuk veproi drejtësia?

SPAK dhe Prokurori të urdheruar dhe me regji luajten ping pong me dosjet, i zvarriten me qellim, nuk hetuan kurrë mbi Ramën, ministrat, deputetët e drejtorët, por i shërbyen mbylljes së çështjeve dhe pandëshkueshmërisë ashtu siç jua kërkoi Edi Rama.

🚩  Përse 50 urdhër arrestet nuk u ekzekutuan në shumicën e tyre?

Kjo polici e inkriminuar, që kultivon drogë, që mbron kriminelët gjatë zgjedhjeve, që ata lirisht të blejnë vota dhe t'ju bëjnë presion qytetarëve për llogari të Ramës dhe rilindjes, nuk i arreston dot kurrë ata.

Përkundrazi ashtu siç është në traditën e saj të "shkelqyer," policia dekonspiron aksionet në vazhdimësi.

KONKLUZIONI:

50 urdher arrestet ishin thjesht dhe vetëm një aksion propagandistik me regji si KÇK dikur që ndihmoi kriminelët, bile edhe ju ligjëroi pronat atyre.

Dështimi i tij ishte i qartë dhe paralajmëruar sepse institucione të kriminalizuara policore dhe drëjtesia e inkriminuar e me regji nuk mundet të arrestojë kriminelet e mbrojtur po prej tyre.

Asnje iluzion nuk ka dhe nuk mund te ketë se këto institucione, që funksionojnë me regjinë e rilindjes dhe nën urdherat e mafies, trafikanteve dhe krimeleve do të mund të veprojnë ndonjë herë kundër tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco