Bushkolaj: Institucionet e drejtësisë u bënë mburojë për Irena Gjokën

Bushkolaj: Institucionet e drejtësisë u bënë mburojë për Irena Gjokën

18:55, 07/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj ka thënë se KLGJ mbrojti gjyqtaren Irena Gjoka duke mos dhënë asnjë informacion apo hetim të thelluar për rastin e saj.

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri TV, Bushkolaj tha se edhe Prokuroria e Përgjithshme nuk u interesua pas vonesës së përgjigjes nga KLGJ për Gjokën.

“Për rastin konkret që ne kemi prova dhe fakte konkrete, të paktën në dy raste, qoftë në rastin e zotit Beleri që lidhet me zhvillimet dhe të kaluarën e saj në shtetin grek dhe pothuajse në gjithë hapësirën e Bashkimit Europian, edhe në rastin e zotit Berisha që është konflikt i hapur interesi. Kjo tregon që KLGJ deri tani ka vepruar si mburojë për rastin e Irena Gjokës.

Ka qënë data 4 prill kur PD i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të niste hetim të thelluar dhe më datën 19  prill prokuroria i ka kërkuar KLGJ që ti vërë në dispozicion të dhënat paraprake. Rezulton qartë që nuk është bërë asnjë verifikim për mënyrën sesi ajo e ka plotësuar formularin e deklarimit dhe asnjë hetim i thelluar.

Në këtë rast të gjitha institucionet e drejtësisë kanë bashkëvepruar për tu bërë mburojë pasi KLGJ e kaloi afatin 5-ditor që duhet ti kthente përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme pasi në këtë mënyrë prokurorisë së Përgjithshme i hapej rruga për tu lidhur me autoritetet në Athinë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco